Avokati holandez burgoset si pjesë e hetimeve të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Një avokat holandez i njohur për kontaktet e tij me zyrtarët rusë në përfshirjen e kampanjës elektorale të Trumpit është burgosur për 30 ditë. Ai është personi i parë që është arrestuar në hetimin e posaçëm të Robert Mueller. Avokatit holandez është burgosur për 30 ditë me një çmim prej 20, 000 dollarëve të martën […]
Avokatit holandez është burgosur për 30 ditë me një çmim prej 20, 000 dollarëve të martën pasi ishte shpallur fajtor në lidhjet e tij me zyrtarët rusë gjatë kampanjës presidenciale të Trumpit, raporton “DW”, transmeton Periskopi.
Alex van der Zwaan, dhëndërri i një manjati rus, i ishte shqiptuar një dënim pasi ishte shpallur fajtor se kishte gënjyer rreth kontakteve të tij me ish shefin e kampanjës së Trumpit, Rick Gates dhe një ish anëtar i agjencisë së Rusisë, GRU.
Prokurorët pretenduan se në vitin 2016, van der Zwaan dhe Gates ndanë komunikime me një person që e njihnin si ish-oficer i inteligjencës në Moskë. Prokurorët thanë se avokati 33-vjeçar holandez vazhdimisht gënjente hetuesit e Mueller për kontaktin e tij me Gates dhe zyrtarin rus – të referuara në dokumentet e gjykatës si “Personi A.”
Që nga thirrja për gënjeshtrat e tij, van der Zwaan, i cili më parë ka punuar për firmën ligjore Skadden Arps, Slate, Meagher dhe Flom, ka rënë dakord të bashkëpunojë me hetuesit.
“I nderuar, ajo që bëra ishte e gabuar. I kërkoj falje gjykatës, dhe i kërkoj falje gruas sime,” i tha van der Zwaan një gjyqtarit.
Van der Zwaan kishte punuar më parë me Gates dhe ish kryetarin e fushatës së Trump, Paul Manafort në vitin 2012, duke kryer punë në emër të qeverisë ukrainase të mbështetur nga Moska nën presidentin e atëhershëm Viktor Janukoviq./Periskopi/












