Arsyeja pse të rinjtë zviceranë po përdorin shprehje të gjuhës shqipe

Arsyeja pse të rinjtë zviceranë po përdorin shprehje të gjuhës shqipe

Krahas përdorimit të shprehjeve nga gjuha angleze, që është e kuptueshme, në gjuhën ose zhargonin e të rinjve zviceranë është shumë i shprehur edhe përdorimi i shprehjeve nga gjuha shqipe dhe ajo turke. Në përgjithësi, gjuhët ballkanike janë “in” sa i takon “slangut” ose zhargonit rinor, shkruan “20minuten” dhe merr për këtë mendimin e dy […]

Disa fjali që në fakt janë përzierje në mes të gjermanishtes (dialektit zviceran), anglishtes, shqipes dhe turqishtes janë pjesë e përditshmërisë nëpër “shisha-baret” (lokalet ku frekuentojnë shumë të rinj, kryesisht adoleshentë) ose në oborret e shkollave, transmeton albinfo.ch. Por përse është kështu? pyet gazeta ndërsa përgjigjen përpiqen ta japin studiuesit e gjuhës, Christina Siever nga Universiteti i Cyrihut dhe Daniel Perrin nga universiteti ZHAW.

Sipas Siever, në krijimin e gjuhës së të rinjve në Zvicër luan një rol të madh i ashtuquajturi “Code-Switching” ose huazimi i shprehjeve nga gjuhët tjera. “Anglishtja ka një prestigj të madh, para së gjithash për faktin se shumë filma dhe këngë janë në këtë gjuhë. Ndërsa shprehjet në gjuhën shqipe dhe turke janë të pëlqyera në Zvicër për faktin se kemi këtu përfaqësues (folës) të këtyre gjuhëve”.

Por nuk përbëjnë vetëm shprehjet nga Ballkani aspekt të rëndësishën të gjuhës së sotme të të rinjve. Është edhe stili i huaj i të folurit, i njohur me emërtimin “Balkanslang” ai që karakterizon këtë gjuhë.

Ja se si e shpjegon këtë studiuesi Daniel Perrin: “Kur një stil të foluri tingëllon fuqishëm, ai përvetësohet nga ata njerëz që dëshirojnë të duken të fuqishëm dhe t`u takojnë të fuqishmëve”.

Perrin shton se gjuhët gjithmonë kanë disa funksione në të njëjtën kohë. Dy prej tyre janë: funksioni për të impresionuar të tjerët dhe  ai për t`u distancuar nga të tjerët.

Ndërsa Siever thotë se “shprehjet e caktuara përdoren për t`u distancuar nga gjeneratat më të vjetra. Këtu luan rol në mënyrë të qartë edhe segmenti protestues: gjuha rinore bie ndesh shpesh me normat gjuhësore dhe ato shoqërore. Madje këto shprehje përdoren për t`u distancuar edhe nga grupimet tjera të të rinjve. Po ashtu të rinjve u pëlqen loja me gjuhën dhe zbulimi i gjërave që janë të tyre, me të cilat identifikohen vetëm ata.

Është për t`u theksuar se nuk e flasin të rinjtë e të gjitha regjioneve të Zvicrës të njëjtën gjuhë rinore, përcjell albinfo.ch. “Vendi i banimit nuk ka ndikim  vetëm në sjelljen e të rinjve por edhe në gjuhën e tyre”, sqaron Perrin. Një banor fshati nga malet, fjala vjen, flet ndryshe nga një banor qyteti. Po ashtu ka dallime në mes të regjioneve ashtu si dhe në mes të dialekteve. Por në të njëjtën kohë ka edhe shprehje që njihen dhe pëlqehen në gjithë hapësirën gjermanishtfolëse pasi që medie të caktuara në Gjermani dhe në Zvicër i konsumojnë ato.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?