Arrestohet i dyshuari për vrasjen aksidentale të nipit në Suharekë, policia konfiskon armë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen aksidentale të nipit në Suharekë, policia konfiskon armë

  Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë pasi i njëjti kishte vrarë aksidentalisht nipin e tij në një dasmë. Aty janë konfiskuar arma me të cilët është kryer vrasja dhe një kallashnikov. Viktima është një 14-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës. Policia e Kosovës e ka prangosur të dyshuarin kryesor për vrasjen […]

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë pasi i njëjti kishte vrarë aksidentalisht nipin e tij në një dasmë. Aty janë konfiskuar arma me të cilët është kryer vrasja dhe një kallashnikov. Viktima është një 14-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës.

Policia e Kosovës e ka prangosur të dyshuarin kryesor për vrasjen e një 14-vjeçari në Mushtisht të Suharekës.

Vrasja e të miturit ka ndodhur në një aheng familjar derisa i dyshuari është axha i tij.

Me këtë rast, policia ka konfiskuar revolen dhe një kallashnikov.

“Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast. Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri.

“Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i vitlindjes 2004. Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë”, thuhet më tej në njoftim.

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka bërë thirrje të mos përdoren armë në ahengje familjare.

Ka pasur edhe raste të tjera kur ngjarje të tilla kanë ndodhur nëpër Kosovë.

Zyrtarët e Policisë kanë treguar, kohë më parë, se ka raste edhe kur ka pasur vrasje aksidentale dhe janë fshehur, duke i paraqitur si vdekje të natyrshme.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?