Arrestimi i Gjuriqit, Veseli përplaset me homologen serbe në Slloveni

Arrestimi i Gjuriqit, Veseli përplaset me homologen serbe në Slloveni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq janë përplasur me deklarata në Lublanë të Sllovenisë për rastin e arrestimit dhe deportimit të Marko Gjuriqit i cili u fut ilegalisht në Kosovë. Kryetarja e Parlamentit serb e shfrytëzoi fjalën e saj në punimet e Sesionit të Pestë Plenar […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq janë përplasur me deklarata në Lublanë të Sllovenisë për rastin e arrestimit dhe deportimit të Marko Gjuriqit i cili u fut ilegalisht në Kosovë.

Kryetarja e Parlamentit serb e shfrytëzoi fjalën e saj në punimet e Sesionit të Pestë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ku ishin të pranishëm kryeparlamentarë të vendeve të rajonit, për tu ankuar se Kosova e ka arrestuar zyrtarin e lartë serbë.

”Dialogu me Prishtinë po vazhdon tash e pesë vjet, por më duhet të theksoj se ndodhi një incident i rëndë, ku është arrestuar njëri nga pjesëmarrësit e dialout, Marko Gjuriq”, tha kryekuvendarjanserbe duke u munduar ta paraqes rastin e Gjuriqit si veprim të parregullt nga ana e institucioneve kosovare.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi I kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, i cili tha se Gjuriq ka qenë disa herë në Kosovë por natyrisht duke marrë leje, ndërsa sipas Veselit, Marko Gjuriq, është dëbuar pasi është futur në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale.

“Për rastin e Gjuriqit, të cilin e përmendën kolegët nga Serbia, neve na vjen keq, shpresojmë që në të ardhmen të mos ndodh më, por Kosova është shtet i pavarur, andaj duhet respektuar ligjet dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Z. Gjuriq si zyrtar i lartë I Serbisë, ka qenë disa herë në Kosovë.  Ai është i mirëseardhur në Kosovë sa herë që të dojë, por që duhet të respektojë institucionet, pra të marrë leje për të hyrë në Kosovë. Pra në rastin në fjalë ai erdhi në Kosovë në mënyrë ilegale, nuk respektoi autoritetet shtetërore, bëri përpjekje për të krijuar kriza që kanë qenë të panevojshme, andaj ai nuk është arrestuar por është dëbuar nga shteti i Kosovës”, ka thënë Veseli

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?