Apostolova tregon çka i thanë deputetët serbë për formimin e njëanshëm të Asociacionit

Shefja e Zyres së BE-së, Natalija Apostolova, ka folur pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, duke cekur ngecjet në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, shkruan Periskopi. Apostolova ka thënë se veprimet e një anshme sa i përket themelimit të Asociacionit nuk janë për t’u shqetësuar, pasi sipas saj në një diskutim […]
Shefja e Zyres së BE-së, Natalija Apostolova, ka folur pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, duke cekur ngecjet në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, shkruan Periskopi.
Apostolova ka thënë se veprimet e një anshme sa i përket themelimit të Asociacionit nuk janë për t’u shqetësuar, pasi sipas saj në një diskutim që ka pasur me deputetët e Listës Serbe është thënë që afati i 20 prillit ka qenë vetëm një lloj ‘ultimatumi’ për palën kosovarë, që nëse nuk ndërmerr diçka për themelimin e ASK-së, ata do të veprojnë.
Apostolova ka thënë se për formatin e Asociacionit do të vendoset në Bruksel.
“Asociacioni tërheq vëmendjen tuaj dhe normalisht që është një çështje e rëndësishme. Cila do të jetë e vërtetë, që është paralajmëruar nga Serbia, apo ajo që është paralajmëruar nga kryeministri Haradinaj, Këtu dua të them që procesi për krijimin e Asociacionit të fillojë. Ky do të jetë një dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit,. Forma e statutit do të dakordohet nga të dyja palët. Jam brengosur me faktin që 20 prilli është përmendur si fakt për themelimin e asociacionit,. Por unë kam biseduar me deputetët e Listës Serbe, dhe ata kanë thënë që ky do të jetë vetëm një hap, nëse Prishtina nuk ndërmerr ndonjë veprim. Dialogu ndërmjet dy palëve është esencial. Veprimet e një anshme nuk janë menduar në skemën e dialogut. Dhe në Bruksel do të vendoset se çfarë forme do të ketë status ii Asociacionit” ka thënë Apostolova, raporton Periskopi.
E pyetur lidhur me deklaratën e deputetës së VV-së, Fitore Pacolli se vizat nuk do të liberalizohen as këtë vit, Apostolova ka mohuar të jetë deklaruar diçka e tillë.
“Zyra jonë dhe përfaqësuesit tonë kanë qenë në një takim, ku kanë diskutuar për krimin e organizuar. Nuk mund të bëjë parashikime për vizat, sepse nuk varet nga ne. Për këtë arsye kategorikisht që nuk është e vërtetë, dhe ne kurr nuk e kemi thënë një gjë të tillë”, ka shtuar Apostolova.
Ajo ka thënë se mënyra se si janë deportuar shtetasit turq ka shkaktuar mjaft shqetësime dhe sipas saj ajo do të evidentohet edhe në Raportin e Progresit.
“Deportimi shtetasve turq ka shkaktuar mjaft shqetësime. Sidomos mënyra se si janë deportuar ata, kjo është përfshirë në raport dhe do ta shihni”, ka deklaruar Apostolova.
Apostolova ka kujtuar edhe kohën kur ishin bërë përpjekje nga Qeveria e ish-kryeministrit Mustafa për themelimin e Asociacionit, por që aso kohë Lista Serbe kishte bojkotuar Kuvendit, dhe tentimet për nisjen e themelimit të ASK-së, ishin të kota.
“Puna për Asociacionin është dashur të fillonte shumë më herët, Unë vetë kam marr pjesë ne disa përpjekje që janë ndërmarrë nga kryeministri Mustafa, por atëherë ishte koha kur Lista Serbe bojkotonte punën e Kuvendit, dhe këto përpjekje ishin të kota. Ky proces tashmë ka filluar edhe pse me vonesë. Asociacioni i Komunave serbe do të themelohet në kuadër të Ligjeve të Kosovës. Kështu që të dy palet të kenë dhe të kuptojnë statusin e Asociacionit se si do të duket ai”, ka përfunduar Apostolova./Periskopi/.












