Apostolova e quan incident fatkeq arrestimin e Gjuriqit në veri

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e ka quajtur incident fatkeq arrestimin në veri të shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq – shkruan Periskopi. Gjatë prezantimit të raportit të Progresit, ajo nuk e ka cilësuar nëse ishte apo jo provokimin arrestimi i Gjuriqit dhe hyrja ilegale e […]
Gjatë prezantimit të raportit të Progresit, ajo nuk e ka cilësuar nëse ishte apo jo provokimin arrestimi i Gjuriqit dhe hyrja ilegale e tij.
“Incidenti me Marko Gjuriqin nuk do ta cilësojë nëse ishte provokim. Ka qenë incident fatkeq. BE ka reaguar menjëherë dhe ka dënuar veprimet që janë kundër të drejtave të njeriut. Kemi shprehur dëshirën që të gjitha këto raporte mes dy vendeve që kanë të bëjnë me vizita të zyrtarëve të lartë të diskutohen në Bruksel”, ka thënë ajo.
Apostolova foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
“Nëse kemi zgjedhje të reja, mendoni dy herë si do të reflektojë kjo tek qytetarët edhe të rruga e shtetndërtimit të Kosovës”, u përgjigj shkurt ajo.
E quajti pikëlluese si si as tre muaj pas vrasjes ende nuk janë gjetur përgjegjësit e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
“Është pikëlluese se si as tre muaj më vonë nuk janë gjetur vrasësit e Oliver Ivanoviqit. Të gjitha informacionet e duhura nga ministria e Serbisë tek autoritetet kosovare dhe anasjelltas janë bartur. Presim që hetimi të përfundojë me rezultate konkrete”, shtoi ajo./Periskopi












