Amerika thotë që e shkuli “zemrën” e programit të armëve kimike të Assadit

Zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes thanë të shtunën që sulmet e udhëhequra nga ta kundër Sirisë ia kanë nxjerrë ‘zemrën” programit të armëve kimike të presidentit Bashar al-Assad. Megjithatë, ata kanë pranuar se qeveria siriane megjithatë ka arritur të ruajë disa kapacitete të këtyre armëve për të goditur sërish njerëzit e saj, shkruan NYT, transmeton […]
Zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes thanë të shtunën që sulmet e udhëhequra nga ta kundër Sirisë ia kanë nxjerrë ‘zemrën” programit të armëve kimike të presidentit Bashar al-Assad. Megjithatë, ata kanë pranuar se qeveria siriane megjithatë ka arritur të ruajë disa kapacitete të këtyre armëve për të goditur sërish njerëzit e saj, shkruan NYT, transmeton Periskopi.
Ajroplanë lufte dhe anije nga Shtetet e Bashkauara, Britania dhe Franca i hodhën më shumë se 100 raketa në tri vende ku përpunoheshin armë kimike afër Damaskut dhe Homsit, iu thanë reporterëve zyrtarët, në një operacion që Donald Trumpi dhe liderët e Pentagonit e quajtën si një sukses të madh.
“Një sulm i ekzekutuar në mënyrë perfekte,” shkroi z.Trump në Twitter. “Falemnderit Francë dhe Britani e madhe për mençurinë dhe fuqinë e ushtrisë së tyre. Nuk mund të kishim marrë një rezultat më të mirë. Misioni u krye me sukses!”
Një fjalë të tillë e kishte thënë edhe presidenti George W. Bush më 2003, kur deklaroi suksesin në konfliktin me Irakun.












