Ambasadorja e Turqisë e përfshirë në kidnapimin e gylenistëve, tregon edhe fotografia

Ambasadorja e Turqisë e përfshirë në kidnapimin e gylenistëve, tregon edhe fotografia

  Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, kishte rolin kryesor në kidnapimin e gjashtë gylenistëve dhe dëbimin e tyre nga Kosova. Ajo ishte e përfshirë në operacionin e Agjencisë Intelegjente të Turqisë e cila bashkë me AKI’në kidnapuan dhe larguan shtetasit turq nga shteti kosovar. Edhe fotografia që doli me gylenistët e arrestuar ishte […]

 

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, kishte rolin kryesor në kidnapimin e gjashtë gylenistëve dhe dëbimin e tyre nga Kosova. Ajo ishte e përfshirë në operacionin e Agjencisë Intelegjente të Turqisë e cila bashkë me AKI’në kidnapuan dhe larguan shtetasit turq nga shteti kosovar. Edhe fotografia që doli me gylenistët e arrestuar ishte realizuar në Ambasadën turke në Prishtinë. Analizën e fotografisë e ka bërë Instituti Suedez, duke bërë krahasime të fotos së ambasadores me foton e gylenistëve të arrestuar.

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka shërbyer si vendstrehim i përkohshëm i gjashtë gylenistëve të kidnapuar nga agjentët e inteligjencës turke në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Policinë e Kosovës.

Gazeta e përditshme, Cumhuriyet, ka zbuluar se pas arrestimit, gylenistët u dërguan në ambientet e Ambasadës turke në Prishtinë. Në gjithë operacionin ishte e përfshirë edhe ambasadorja Kivilcim Kiliç, e cila është përkrahëse e regjimit të Erdoganit.

Fotografitë i ka realizuar fotografi i agjencisë turke të lajmeve, AA, Keci Ergun, i cili ka mundur të jetë pjesë e operacionit të MIT’it turk.
Stockholmcf.org shkruan se publikimi i fotos së gylenistëve të lidhur është bërë në ambasadën turke. Kanë përshkruar se edhe ngjyrat e dhomës ku ishin të kidnapuarit është e njëjtë me fotografitë e publikuara nga Ambasada turke në Prishtinë. Edhe fotoja e themeluesit të Turqisë është e njëjta në fotografinë e Ambasadës me atë të gylenistëve të arrestuar
Madje, është publikuar edhe emri i organizatorit turk të operacionit. Fjala është për Nurettin Canay Kavuncu, përgjegjës i agjentëve turq në Kosovë. I njëjti punon edhe si Sekretar i Parë i Ambasadës Turke dhe agjent i fshehtë bashkë me agjentin tjetër, Atakan Ertaş.

I gjithë aksioni dhe shfrytëzimi i hapësirave të ambasadës turke ishte me lejen e Ambasadores turke, shkruan Stockholmcf.org.

Policia e Kosovës kishte njoftuar të enjten se ka arrestuar gjashtë shtetas të Turqisë dhe të njëjtët janë dëbuar në Turqi pasi AKI’ja kishte vlerësuar se përbëjnë rrezik për Sigurinë Kombëtare.

Kosova është vendi i parë në Evropë që dorëzon gylenistët e kërkuar në Turqi. Shtete tjera që kanë pranuar kërkesat e Erdoganit janë kryesisht vende diktatoriale ose regjime autokratike si Arabia Saudite, Malajzia, Gjeorgjia, Pakistani, Sudani dhe Mianmar.

Si pasojë e aksionit të inteligjencës turke në Kosovë dhe kidnapimit të gylenistëve janë shkarkuar Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe Shefi i AKI’së Driton Gashi.

Ndërkohë, të shtunën mbrëma, Presidenti i Turqisë ka kërcënuar kryeministrin Ramush Haradinaj për shkarkimet që i ka bërë. Erdogan ka paralajmëruar fundin e Haradinajt në Qeveri dhe protesta të kosovarëve kundër tij.

Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur të shtunën konferencë dhe ka thënë se dëbimi i turqve ishte i ndërlidhur me aktivitetet kriminale të gylenistëve. Ai ka mbrojtur Shefin e AKI’së dhe operacionin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?