Ambasadori britanik flet për vrasjen e Ivanoviqit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se dje janë bërë tre muaj që nga vrasja e liderit serb Oliver Ivanoviq, dhe ende s’ka asnjë rezultat. “Dje u bënë tre muaj që nga vrasja e Oliver Ivanovic. Vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo dhe vrasjet e tjera të hetohen tërësisht, dhe […]
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se dje janë bërë tre muaj që nga vrasja e liderit serb Oliver Ivanoviq, dhe ende s’ka asnjë rezultat.
“Dje u bënë tre muaj që nga vrasja e Oliver Ivanovic. Vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo dhe vrasjet e tjera të hetohen tërësisht, dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar O’Connell në Facebook.
Dyshimet më të shpeshta të shfaqura deri më tash, adresën për vrasjen e tij e qojnë në Serbi.
Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka marrë në kompetencë hetimin për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.












