Alban Krasniqi flet për mesazhin ‘kërcënues’ për të cilin Visar Ymeri e çoi në Polici

Alban Krasniqi flet për mesazhin ‘kërcënues’ për të cilin Visar Ymeri e çoi në Polici

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tani pjesë e Grupit të Deputetëve të Pavarur, Visar Ymeri ka denoncuar për kanosje, aktivistin e VV-së, Alban Krasniqin. Shkak për këtë u bë një mesazh që ky i fundit ia ka dërguar Ymerit, e që nga Policia është cilësuar si ‘mesazh me përmbajtje kërcënuese’. Krasniqi për Periskopin thotë se mesazhi […]

Sot në media u publikua mesazhi që aktivisti i Vetëvendosjes Alban Krasniqi ia kishte dërguar ish-kryetarit të kësaj Lëvizje, Visar Ymerit.

Aty, Krasniqi e paralajmëron Ymerin se atë bashkë me deputetët e tjerë të Grupit të Pavarur do t’i ketë ‘agjendë personale’.

Madje, Krasniqi shkruan se do t’ia tregonte ‘qejfin’ secilit prej këtij grupi.

“O Visar nëse mendon me na mbet ne dore… po te tegojm qefim me te madhe personalisht ua plotsoj dëshirën secilit prej jush klike maskarenjesh nëse luften e pas kthy kunder VV se me gjdo mjet përmes ilirave drenave i cilitdo matrapa dije qe 100 fish ka me tu kthy. Agjende personale ka me ju pase”, shkruante Krasniqi në këtë mesazh.

E këtë mesazh, si kërcënues e cilësoi Visar Ymeri, i cili dha dorëheqje nga Lëvizja javë më parë.

Ai e denoncoi Krasniqin për kanosje.

Për këtë ngjarje, njoftoi edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se ka pranuar një SMS me përmbajtje kërcënuese. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport të Policisë.

Në një prononcim për Periskopi, aktivisti Alban Krasniqi ka folur për këtë denoncim të Ymerit, të cilin e krahason me një të njëjtë që thotë se ia ka bërë kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, para dy viteve.

Këtë krahasim të Ymerit me Veselin ai e çon edhe më larg.

Thotë se Grupi i Visar Ymerit dhe Deputetëve të Pavarur, të cilët i quan si grup i ‘Devollëve’ janë projeksion i dalë nga SHIK-u, në krye të së cilës kishte qenë tani kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Unë kam pas denoncim prej Kadri Veselit, e tash prej Visar Ymerit. Kjo tregon shumë për ngjashmëritë në veprimet e tyre. Kërcënimi më i madh i Visar Ymerit është vetja e tij, dhe kërcënimi më i madh i atij grupi është vetë funksionimi i atij grupi në mënyrën se si ata po veprojnë. Ata prej vetës do ta kenë fundin politik. Ky grupi i Visar Ymerit dhe i ‘Devollëve’ është projeksion që ka dalë nga SHIK’u qe sa kohë. Është projekt i tyre tashmë. S’është e thënë që financohet direkt prej tyre. Financohet prej projekteve që SHIK’u i ka lanësu me kohë”, ka thënë Krasniqi përmes telefonit për Periskopin.

Ai u pyet për funksionimin e përbashkët që e kishte pasur me Ymerin e deputetët të tjerë, të cilët kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai sërish përdor figurën e Kadri Veselit për të përshkruar veprimet e të Pavarurve.

“Deri dje edhe Kadri Veseli ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot është e kundërta e Ushtrisë bashkë me Hashim Thaçin.  Secili që vepron, vepron deri në mënyrën kur vepron ashtu. Nëse ai të nesërmen e tradhton idealin edhe rrugën, atëherë ai është tradhtar, është maskara, është mercenar”, deklaroi tutje Krasniqi për Periskopin.

Sipas tij, të Pavarurit e kanë obligim moral që të dorëhiqen.

“Nëse një njeri ta tradhton votën, ta tradhton idealin dhe del andej, është detyrë e jotja qytetare që me detyru me dorëzu mandatin që e ka marr e po e keqpërdor, edhe të njëjtin po ta kthen. Është detyrë qytetare, me dorëzu atë mandat. Visar Ymeri dhe krejt banda e tij aty që tash janë deputetë, ata e kanë obligim moral me u dorëheq. Jo me përdor trike të ulëta e me u viktimizu. Viktimizimin e tyre më nuk e hanë as qytetarët, as populli. Kanë dëshirë për vëmendje ata. Po i marrin trikat e SHIK’ut, përfundoi ai.

Dymbëdhjetë deputetët e dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje tashmë funksionojnë si grup i veçantë parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Edhe aktivistë të tjerë të VV-së kishin kërkuar dorëheqjen nga posti i deputetit të atyre që largoheshin nga kjo Lëvizje./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?