Aksident i rëndë në Gjilan, ka edhe të vdekur

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Cërnicë të Gjilanit, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar. Zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani e ka konfirmuar rastin duke dhënë edhe detaje të tjera. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe Hashani ka thënë se i […]
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Cërnicë të Gjilanit, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani e ka konfirmuar rastin duke dhënë edhe detaje të tjera.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe Hashani ka thënë se i vdekuri është njëri nga vozitësit e automjetit.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe pesë persona të tjerë.












