AKR sërish luan rolin e ‘shpëtimtarit’: Nuk do ta dërgojmë vendin në krizë

AKR sërish luan rolin e ‘shpëtimtarit’: Nuk do ta dërgojmë vendin në krizë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë takim kryesia e kësaj partie, pasi që mbledhje kanë mbajtur gjatë ditës së djeshme. Makolli, në një bisedë për Kosovapress, ka thënë se vendimin për largimin ose jo të ministrit të Punëve […]

Makolli, në një bisedë për Kosovapress, ka thënë se vendimin për largimin ose jo të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, do ta marrë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ndërsa, nuk ka bërë të ditur se kur pritet të bëhet publik vendimin rreth ministrit Sefaj.

“Vendimin rreth çështjes së ministrit Sefaj do ta marrë presidenti, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër. Sa i përket asaj se kur bëhet publik vendimi unë nuk kam informata zyrtare as prej presidentit. Por, normalisht që kjo çështje duhet zgjidhur në të mirën e të gjithëve, duhet me gjet një solucion një zgjidhje, e cila kishte me i kënaq të gjithë. Pasi kemi ardhur në një situatë që nuk kish dashur me ardhur, se ministri Sefaj ka qenë ndër ministrat më të mirë, por është krijuar situata që është krijuar dhe tash duhet të kemi parasysh të gjitha edhe interesin e Qeverisë, interesin e shtetit. Para së gjithash edhe interesin e Flamurit”, tha ai.

Makolli ka thënë se mbledhjen e djeshme nuk kanë diskutuar lidhur me ministrin Sefaj, por që tha se kanë mbajtur një takim me anëtarët, të cilët janë pjesë e Qeverisë dhe që kanë vendosur që vendimin ta marrë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ndërsa, sa i përket asaj se nëse shkarkohet ministri i Punëve të Brendshme, AKR do të dalë nga koalicioni qeverisës, Makolli thotë se nuk është shumë e lehtë dalja nga qeveria.

Për më tepër ai thotë se nuk janë parti që do ta sjellin shtetin në krizë.

“Ne kemi biseduar dje rreth kësaj teme, nuk ka pasur deklarata ekstreme, qëndrime ekstreme që të dalim nga Qeveria. Këtu po merret shumë lehtë dalja nga qeveria. Ne tre muaj ditë kemi pasur një vakum institucional dhe ne jemi ajo partia e cila e kemi nxjerrë shtetin prej krizës një farë forme. Jemi ajo partia që nuk do ta biem shtetin në krizë për ma të madhin zor si të them, mirëpo duhet me tolerancë, me biseda do ë zgjidhet situata”, tha ai.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë edhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin nga detyra të ministrit të AKR-së, Flamur Sefajt për shkak të aksionit policor që arrestoi dhe deportoi më pas për në Turqi gjashtë shtetas turq, aksion ky për të cilin Sefaj nuk e kishte informuar kryeministrin fare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?