AKR-ja ndryshon qëndrim brenda orës, tregojnë nëse do të largohen nga Qeveria

AKR-ja ndryshon qëndrim brenda orës, tregojnë nëse do të largohen nga Qeveria

Fatmir Matoshi, kryetar i Kuvendit të AKR-së dhe zëvendësministër i Mjedisit, në Interaktiv të KTV-së, ka folur për zhvillimet e fundit që lidhen me Qeverinë së Kosovës. Ai tha se takimet e sotme të partisë janë të rregullta, ku tha të jenë diskutuar ngjarjet e fundit, kryesisht çështja e kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj për […]

Ai tha se takimet e sotme të partisë janë të rregullta, ku tha të jenë diskutuar ngjarjet e fundit, kryesisht çështja e kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj për lirim nga detyra të ministrit Flamur Sefaj, por të mos jetë marrë asnjë vendim.

“Ne e kemi diskutuar, por s’kemi marrë asnjë lloj vendimi. Kemi disa riorganizime brenda partisë, në disa degë ku do të mbajmë zgjedhje së shpejti. Kemi folur edhe për funksionimet në Qeveri. Të gjithë e kanë përkrahur punën e ministrit Flamur Sefaj dhe jemi shumë krenarë me punën që e ka bërë në MPB. Ne nuk e kemi pranuar një kërkesë nga kryeministri Haradinaj, kërkesën e ka pranuar ministri Sefaj, për lirim nga detyra, dhe kjo çështje është ende në fazën e diskutimit. Ministri Sefaj ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj për disa sqarime shtesë për rastin, dhe sigurisht se ai do t’i merr këto sqarime. Aksioni (për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq) s’është ndërmarrë nga MPB, por nga AKI. Kushtetuta dhe Ligjet e përcaktojnë qartë se kujt i raporton drejtori i AKI-së dhe ndoshta i vetmi faj i ministrit Sefaj është që s’e ka njoftuar Kryeministrin me atë se çka po ndodhë por që këtë është dashur ta bëjë drejtori i AKI-së”, tha Matoshi, raporton Koha.net.

Matoshi theksoi se partia ende nuk e ka pranuar kërkesën për shkarkim të ministrit Sefaj, dhe tha se vendimin do ta marrim nesër, ndërsa theksoi se AKR nuk dëshiron që ministri Sefaj të shkarkohet vetëm pse këtë e kërkoi Lista Serbe.

“Këto janë dyshimet e strukturave të AKR-së. Vetëm pak ditë më parë ndodhi ajo që s’ka ndodhur më herët, arrestimin e Gjuriqit”, tha Matoshi, ndërsa në lidhje me deklaratat se kryeministri Haradinaj s’ka qenë i ftuar në takim të ministrit Sefaj me presidentin Thaçi për ta informuar me rastin, tha se “ndoshta Kryeministri ka pasur agjendë tjetër gjatë asaj dite dhe për atë s’ka qenë në takim, por ai ka deklaruar se ka qenë i informuar vazhdimisht”.

Sekretari i AKR-së, Matoshi, tha se Kushtetuta ia jep të drejtën e shkarkimit të një ministri Kryeministrit, por “shpresojmë se ai do ta respektojë partneritetin që e kemi ndërtuar së bashku”.

Ai ka thënë se shpreson se ministrit Sefaj do të vazhdojë punën në Ministri dhe tha se është nder që Kosova të ketë një ministër të kalibrit të Sefajt.

“Niveli i përgjegjësisë së ministrit Sefaj po shqyrtohet dhe mund të kenë ndodhur lëshime. Nëse ministrit i është thënë se është mision sekret, ju siguroj se për këtë çështje s’e ka ditur as presidenti Pacolli. Në bazë të ligjit për AKI-në, Sefaj e di se drejtori i AKI-së e informon Kryeministrin dhe Presidentin”, tha Matoshi.

“Për këtë aksion ka qenë detyrë e shefit të AKI-së që ta njoftojë Kryeministrin e Presidentin, dhe thash që ky mund të ketë qenë lëshimi i ministrit Sefaj, pra që s’e ka njoftuar Kryeministrin. Nëse kjo është e mjaftueshme për kryeministrin, atëherë ne do ta diskutojmë dhe nuk është se kemi ngulur këmbë se si subjekt politik e duam gjithsesi rikthimin e këtij vendimi ose ndryshe. Ne duam ta dimë se deri ku shkon përgjegjësia e ministrit Sefaj”, shtoi ai.

Ai shprehu bindjen se koalicioni qeverisës do të vazhdojë bashkëpunimin deri në fund të mandatit, ndërsa theksoi se AKR do ta mbajë sërish Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë kësaj qeverie.

Sipas tij, ende nuk e kanë një emër që do ta zëvendësojë postin e ministrit Sefaj në rast të një vendimi përfundimtar për largim nga detyra.

Zëvendësministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, foli edhe për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja, dhe tha se kjo mund të ndodhë në demokraci.

Ai tha se AKR po e shqyrton mundësinë e formimit të një grupi të ri parlamentar, tani që kanë mbetur me vetëm dy deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Jemi në bisedime për të formuar një grup të ri parlamentar. Po flasim me deputetë që nuk i përkasin asnjë grupi parlamentar”, shtoi ai.

Matshi tha se deklarata e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, është e padrejtë dhe e papranueshme dhe tha se ne do të jemi vetë përgjegjës për qeverinë tonë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?