Afera ‘Pronto’, Grabovci thotë se bënte hajgare me Bahri Hysenin

Afera ‘Pronto’, Grabovci thotë se bënte hajgare me Bahri Hysenin

  Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, është deklaruar gjatë ditë së sotme lidhur me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria, lidhur me hulumtimin e Insajderit të quajtur “Dosja e Shefit”, ku Grabovci kishte qenë protagonisti kryesor, shkruan Insajderi. Grabovci vazhdon të shprehet i bindur se është i pafajshëm në këtë […]

 

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, është deklaruar gjatë ditë së sotme lidhur me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria, lidhur me hulumtimin e Insajderit të quajtur “Dosja e Shefit”, ku Grabovci kishte qenë protagonisti kryesor, shkruan Insajderi.

Grabovci vazhdon të shprehet i bindur se është i pafajshëm në këtë rast, ai thotë se nga përgjimet që janë publikuar nuk është punësuar asnjë person.

“Po nuk është punësuar asnjë o Arsim, për të ekzistuar një vepër fillimisht duhet me ekzistuar një pasoj, por nuk ka ekzistuar asnjë pasoj tjetër, kjo ka mbet në fazën fillestare dhe me vendim të kryeministrit të atëhershëm janë anuluar të gjitha këto borde dhe asnjë prej tyre nuk është i punësuar”, ka thënë Grabovci i ftuar në T7.

Njëra ndër përgjimet më interesante njëkohësisht edhe qesharake ishte biseda mes Adem  Grabovcit dhe Bahri Hysenit. Grabovci që e telefononte Hysenin për ta punësuar si anëtarë të Bordit, ndërsa Hyseni as nuk e kishte as idenë fare çfarë po nodhte. I habitur por i gatshëm për tu punësuar, pa e ditur se ku.

Hyseni i thoshte Grabovcit: “Po s’kam konkurruar unë. Veç nëse e keni bë ndonjë propozim qysh e bëni ju, ku e di unë”.

Ndërsa Grabovci shprehej i lumtur që e kishte telefonuar, për shkak se gati sa nuk e kishte punësuar dikë tjetër me emrin e njejt.

“Jo vallah unë me Besimin qetu të shtim, khuu shyqyr që të thirra se bash kur e pash emrin ton më erdh mirë se s’dishum kon. Hëë, a s’je ti a”, thoshte Grabovci.

Por gjithë këtë ngjarje Grabovci po e quan shaka që ishte bërë me kolegët dhe me Hysenin.

“Bahri Hyseni që e potencojnë aty nuk ka qenë Bahri Hyseni, prokurorin, por ka qenë fjala për një Bahri Hyseni që punon në ‘Iber Lepenc’, verifikoni ju lutem. Në bisedë me kolegët hajde vetëm të bëjmë shaka me kolegun tonë Bahriun, pse ke konkurruar si ke konkurruar dhe ai normalisht befasohet dhe thotë që normalisht që nuk kam konkurruar”, ka deklaruar Grabovci.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?