Abazi: Ky raport i Progresit duhet t’i vihet në qafë Hashim Thaçit si dekoratë dështimi

Abazi: Ky raport i Progresit duhet t’i vihet në qafë Hashim Thaçit si dekoratë dështimi

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, raportin e Progresit të publikuar sot nga Komisioni Evropian e quan raport të regresit për Kosovën në të gjitha fushat, shkruan Periskopi. Sipas tij, fajtor për këtë vlerësim negativ të KE-së për Kosovën janë edhe Bashkimi Evropian por edhe klasa politike kosovare. “Ka shumëçka për tu thëne […]

Sipas tij, fajtor për këtë vlerësim negativ të KE-së për Kosovën janë edhe Bashkimi Evropian por edhe klasa politike kosovare.

“Ka shumëçka për tu thëne për raportin e Progresit. Por ku në fakt është një përshkrim i regresit ne të gjitha fushat. BE është bashkë pjesëmarrëse dhe bashkëfajtore. Klasa politike e kriminalizuar dhe e korruptuar është mbështetur nga EULEX duke u bërë mekanizëm i mirëmbajtjes dhe mbrojtjes se padrejtësisë”, ka deklaruar Abazi për Periskopin.

Abazi thotë se fakti që BE-ja lejon këtë klasë politike të udhëheq me Kosovën, nuk i jep asaj kredibilitet që të flas për dështimet e Kosovës.

“Rasti TOKA është njollë e zezë për BE dhe misionin e saj. Kur BE lejon qe një gjë e tille të ndodhë nuk e besoj qe me asnjë lloj kredibiliteti mund të flet për proceset e dështuara”, ka thënë ai për Periskopin.

Megjithatë Abazi thotë se nuk i ka faj askush Kosovës për këtë vlerësim negativ.

Ai thotë se ky raport është një dhuratë për presidentin Thaçi dhe për kreun e Kuvendit, Kadri Veselin.

“Por në fund askush nuk i ka faj Kosovës për përfaqësuesit naiv, analfabet dhe jo serioz. Ky raporti ne mënyre primare është dhurate për Thaçin, Veselin dhe gjithë ata zyrtare qe shkonin me mëditje të larta ne Bruksel dhe qe nuk kuptojnë asnjë fjalë në gjuhën angleze dhe kane këshilltarë adoleshent”, është shprehur Abazi për Periskopin.

Ky raport sipas tij duhet t’i vihet në qaf presidentit Thaçi si dekoratë dështimi, pasi që Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm pa viza.

“Këtë raport duhet varur në qafë zyrtarëve të qeverisë së Kosovës dhe presidentit si dekorata dështimi” ka përfunduar Abazi për Periskopin.

Ndryshe sot Komisioni Evropian ka publikuar raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë vlerësim pozitiv, ndërsa Bosnja dhe Kosova jo./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?