AAK e gatshme ta hetojë ShIK-un që udhëhiqej nga Kadri Veseli

AAK e gatshme ta hetojë ShIK-un që udhëhiqej nga Kadri Veseli

  Lëvizja Vetëvendosje, po ankohet se nuk po mund t’i sigurojë 40 nënshkrimet e nevojshme për formimin e Komisionit Hetimor ndaj SHIK-ut. Madje, po e akuzon Lidhjen Demokratike, deputetët e së cilës ende nuk kanë kthyer përgjigje, se a japin nënshkrimet për formimin e këtij Komisioni. Por, partia e Albin Kurtit, ende nuk kanë kërkuar […]

 

Lëvizja Vetëvendosje, po ankohet se nuk po mund t’i sigurojë 40 nënshkrimet e nevojshme për formimin e Komisionit Hetimor ndaj SHIK-ut.

Madje, po e akuzon Lidhjen Demokratike, deputetët e së cilës ende nuk kanë kthyer përgjigje, se a japin nënshkrimet për formimin e këtij Komisioni.

Por, partia e Albin Kurtit, ende nuk kanë kërkuar mbështetje nga deputetët e AAK-së, parti e cila është në koalicion me PDK-në e Kadri Veselit.

Teuta Haxhiu, deputete e kësaj partie, ka thënë për Insajderi se ende nuk kanë marrë kërkesë për mbledhjen e nënshkrimeve për këtë komision. Ajo ka thënë se përkundër që AAK është në koalicion me partinë e Kadri Veselit, ata janë të gatshëm që për ta ndihmuar hetimin e organizatës SHIK, që ishte udhëhequr pikërisht nga Veseli.

Madje, për të hetimi i SHIK-ut është shumë i mirë, për arsye si tha ajo të deklarimeve dhe dyshimeve që janë thënë për këtë organizatë.

“Po prapë do ta nënshkruaj. Nuk ka kuptim që nëse e kemi nënshkruar sa ishim në opozitë, mos ta bëjmë tani kur jemi në koalicion me ta. Por, unë dhe asnjë deputetë i AAK-së, ende nuk kemi marrur ndonjë kërkesë zyrtare nga Vetëvendosje. Hetimi i SHIK-ut dhe çdo gjëje që ka dyshime në të është shumë i mirë. Mendoj që do të ndaleshin dyshimet dhe deklarimet që janë thënë tash e një kohë për këtë organizatë”, ka thënë Haxhiu.

Edhe në mandatin e kaluar 11 deputetët e AAK-së, përfshirë edhe Ramush Haradinajn kishin nënshkruar kërkesën për formimin e Komisionit Hetimor për SHIK-un, por që formimi i tij kishte dështuar për shkak të mos sigurimit të 40 nënshkrimeve të nevojshme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?