A është duke u ringjallur superfuqia Francë në Lindjen e Mesme?

A është duke u ringjallur superfuqia Francë në Lindjen e Mesme?

Franca është duke ndjekur ambiciet e politikës së jashtme nën Presidentin Emmanuel Macron i cili kërkon që Parisi të kthejë ndikimin në Lindjen e Mesme, thonë analistët për “Al Jazeera”. Në atë që është shënuar si faza e re e presidencës Macron, Franca iu bashkua Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë më 14 prill në lëshimin […]

Në atë që është shënuar si faza e re e presidencës Macron, Franca iu bashkua Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë më 14 prill në lëshimin e 105 bombave në drejtim të bazave siriane që lidhen me përdorimin e armëve kimike.

“Franca ka menaxhuar marrëdhëniet e mira me Rusinë, pavarësisht shkallës së lartë të tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit,” tha analistja e “The Economist Intelligence Unit”, Agathe Demarais.

“Macron planifikon të vizitojë St. Petersburgun në qershor të këtij viti, ku ai do të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Në lidhje me këtë, është interesante të theksohet se ushtria ruse nuk pranoi pjesëmarrjen franceze për sulme ajrore në Siri, ndoshta në një përpjekje për të ruajtur lidhjet bilaterale midis Francës dhe Rusisë,” tha ajo.

Analistët thonë se vitëve të fundit, Franca ka ndërhyrë ushtarakisht në konfliktet në Afrikë si në Libi, Mali dhe në Republikën Qëndrore të Afrikës, por kohët e fundit është bërë një faktor shumë i rëndësishëm diplomatik në Lindjen e Mesme, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

“Macron është jashtëzakonisht oportunist dhe është i gatshëm të mbush boshllëqet e lënë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania në Lindjen e Mesme, duke krijuar një pozicion si lojtar i rëndësishëm së bashku me Rusinë,” tha Olivier Guitta.

Demarais e pranoi se “Franca do të bëhet një fuqi ndërmjetësuese në Lindjen e Mesme në muajt e ardhshëm.”

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, kur presidenti francez e kishte vizituar Katarin për negocimin e shitjes së 12 avionëve luftarakë, ai përdori mundësinë për të provuar të ndërmjetësojë krizën diplomatike të Gjirit, në një nga mos-marrëveshjet më të mëdha të lidhjeve ndër-arabe.

“Për sa i përket situatës në Gjirin, dua të shoh një premtim pajtimi mes anëtarëve të saj, siç e kam thënë që nga fillimi i krizës”, tha Macron.

“Macron ka shmangur antagonizimin e të dyja palëve në këtë krizë, por ai ka ndërtuar një marrëdhënie më të thellë me vendin që ai ndien më shumë në harmoni me: Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Guitta.

“Macron po e bën të qartë se ai dëshiron të flasë me të gjithë në rajon në mënyrë që të avancojë axhendën e Francës dhe të qëndrojë në këtë drejtim.”/Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?