“A e ke vrarë dikë në luftë?” – Ramush Haradinaj i përgjigjet gazetarit serb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për televizionin serb “Happy” është pyetur edhe për periudhën e luftës. Gazetari serb i ka shtruar një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me periudhën e luftës, duke e pyetur Haradinajn nëse e kishte vrarë dikë? “Nuk e di, ndoshta. Lufta është luftë. E kam veshur uniformën i vetëdijshëm […]
Gazetari serb i ka shtruar një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me periudhën e luftës, duke e pyetur Haradinajn nëse e kishte vrarë dikë?
“Nuk e di, ndoshta. Lufta është luftë. E kam veshur uniformën i vetëdijshëm për pasojat. Kam humbur dy vëllezër në uniformë. Njësoj gjykon edhe një ushtar serb kur shkon në luftë. Nëse nuk mund ta përballoni këtë, atëherë mos hyni në konflikt”, tha Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se dy herë është përballë me procese gjyqësore në Tribunlin e Hagës dhe ia ka dalë të triumfojë duke dëshmuar pafajësinë dhe pastërtinë e luftës që ka bërë.












