A do ta shkarkojë Kadri Veseli ministrin e tij për dy minuta?

A do ta shkarkojë Kadri Veseli ministrin e tij për dy minuta?

  Besim Beqaj, është ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë Haradinaj. Ndaj Beqajt, sot është ngritur një aktakuzë në rastin “Pronto”. Përveç Beqajt edhe një zyrtari të lartë të PDK-së i është ngritur aktakuzë. Është ky deputeti Zenun Pajaziti, i cili mandatin e kaluar ka qenë edhe shef i deputetëve të PDK-së. Pajaziti një kohë […]

 

Besim Beqaj, është ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë Haradinaj. Ndaj Beqajt, sot është ngritur një aktakuzë në rastin “Pronto”. Përveç Beqajt edhe një zyrtari të lartë të PDK-së i është ngritur aktakuzë.

Është ky deputeti Zenun Pajaziti, i cili mandatin e kaluar ka qenë edhe shef i deputetëve të PDK-së.

Pajaziti një kohë ka qenë edhe ministër i Punëve të Brendshme kur Hashim Thaçi ka qenë kryeministër, shkruan kp.

Sot ka aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në mesin e të akuzuarve është edhe një këshilltar i Kadri Veselit.

Njazi Kryeziu ka qenë kryesues i Kuvendit Komunal të Prizrenit në kohën e kryetarit Ramadan Muja.

Kryeziu pas humbjes së PDK-së në Prizren ku atje zgjedhjet për kryetar i fitoi Mytaher Haskuka i VV-së ka gjetur punë ku tjetër pos tek kryetari i PDK-së. Ai është pjesë e kabinetit të Veselit.

E ky i fundit ka dhënë fjalë të mëdha pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë ku gjashtë shtetas turq u arrestuan dhe më pas u deportuan për në Turqi.

Krejt kjo u bë pa dijen e kryeministrit, i cili për këtë e ka shkarkuar Flamur Sefajn nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Veseli në intervistën për KosovaPress e botuar më 1 prill ka thënë me mburrje se “Po të ishte ministri i partisë sime do ta shkarkoja për dy minuta”.

KosovaPress sot ka kontaktuar zyrtarë nga kabineti i Veselit për ta pyetur nëse do ta shkarkojë ministrin Beqaj për dy minuta, por që askush nuk është përgjigjur në telefonat e tyre.

Madje as tashmë të akuzuarit Grabovci, Beqaj dhe Pajaziti nuk janë lajmëruar fare në telefon.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?