95 për qind të votave të numëruara: Gjukanoviq prin me 53.9 për qind për president

Sipas rezultateve të para preliminare të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, me 95 për qind të votave të numëruara, kandidati Milo Gjukanoviq është duke prirë me 53.9 për qind të votave. Gjukanoviq, po pasohet nga Mladen Bojaniq me 33.4 për qind të votave, shkruan Periskopi. Kandidatja tjetër për presidente, Draginja Vukasnoviq, sipas këtyre rezultateve, […]
Gjukanoviq, po pasohet nga Mladen Bojaniq me 33.4 për qind të votave, shkruan Periskopi.
Kandidatja tjetër për presidente, Draginja Vukasnoviq, sipas këtyre rezultateve, del të ketë marrë vetëm 8.1 për qind të votave.
Ajo pasohet nga Marko Milaçiq me 2.9 për qind të votave, dhe nga Hazel Kalaq me 0.8 për qind të votave të malazezve. /Periskopi/












