67-vjeçari në Gllogoc godet gruan me çekan në fytyrë

67-vjeçari nga Gllogoci, gjatë ditës së djeshme ka goditur bashkëshorten e tij me çekan në fytyrë. Ajo pas lëndimit të marrë u dërgua në QKUK për tretman mjekësor, por merret vesh se tani viktima ka ardhur të qëndrojë në Prishtinë tek familja e vajzës së saj. Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari është […]
67-vjeçari nga Gllogoci, gjatë ditës së djeshme ka goditur bashkëshorten e tij me çekan në fytyrë.
Ajo pas lëndimit të marrë u dërgua në QKUK për tretman mjekësor, por merret vesh se tani viktima ka ardhur të qëndrojë në Prishtinë tek familja e vajzës së saj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar, por pa treguar emrin ose inicialet e të dyshuarit dhe detaje të tjera.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Express kupton se i dyshuari ka inicialet M. K. dhe është i moshës 67-vjeçare. Gjithashtu, nga burimet bëhet e ditur se viktima është goditur me çekan në fytyrë dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. E njëjta, tani është në gjendje të mirë shëndetësore, por tani gjendet të familja e vajzës së saj në Prishtinë.
I dyshuari, pas sulmit që e bëri ndaj bashkëshortes, u dërgua për tretman mjekësor, e më pas edhe në psikiatri për trajtim.
I njëjti, tani është ndaluar për 48 orë në polici, me urdhër të prokurorit.












