11 vjet burg për hajnin kosovar që kishte tmerruar një familje

11 vjet burg për hajnin kosovar që kishte tmerruar një familje

 Gjykata Themelore e Ferizaj e ka gjetur fajtor dhe dënuar me 11 vjet burg dënim të akuzuarin me inicialet B.Sh. Këtë dënim, Gjykata ja shqiptoi nën akuzat për kryerjen e dy veprave penale, atë të vjedhjes grabitqare dhe atë të armëmbajtjes pa leje. Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, thuhet se trupi Gjykues i […]

 Gjykata Themelore e Ferizaj e ka gjetur fajtor dhe dënuar me 11 vjet burg dënim të akuzuarin me inicialet B.Sh.

Këtë dënim, Gjykata ja shqiptoi nën akuzat për kryerjen e dy veprave penale, atë të vjedhjes grabitqare dhe atë të armëmbajtjes pa leje.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, thuhet se trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, administrimit të të gjitha provave, pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit, fjalëve përfundimtare, mori aktgjykimin si në vijim.

“Të pandehurin B.Sh, për veprën penale Vjedhje Grabitqare, nga neni 328 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Ferizaj.

Duke zbatuar dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, të akuzuarit ju shqiptua dënim unik prej 11 vjetëve.

Në njoftimin e Gjykatës në Ferizaj thuhet se  i pandehuri akuzohet se në prill të vitit 2017, në Ferizaj në shtëpinë e të dëmtuarit B.R, me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajë, ka sulmuar të dëmtuarin B.R; B.1.R dhe A.R, i cili është zënë në befasi në kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në atë mënyre që i pandehuri i maskuar dhe me revole ka hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit, ka kontrolluar shtëpinë dhe në njërën nga dhomat ka marrë 30 euro.

Më tej në njoftimin e Gjykatës njoftohet se  gjatë largimit me të vërejtur se të dëmtuarit i janë vënë pas, ndalet në hyrje të shtëpisë nxjerr revolen dhe shtënë dy herë në drejtim të të dëmtuarve, me ç’rast e godet një herë të dëmtuarin B.R në regjionin e gjoksit dhe të barkut i cili pëson dëmtime të rënda trupore, ndërsa me të dëgjua krismat dalin edhe të dëmtuarit A. R dhe V.S, të cilët gjatë kacafytjes me të pandehurin i njëjti i godet me shufër metalike të dëmtuarit, duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Ndaj këtij vendimi të Gjykatës Themelore të Ferizajt, palët kanë të drejtë ankesë në Gjykatën e Apelit./Kallxo.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?