100 mijë persona mblidhen në protestën kundër qeverisjes së Orbanit në Hungari

  Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në Budapest kundër qeverisë së kryeministrit Viktor Orban, fitues i sërishëm i zgjedhjeve parlamentare. Kundërshtarët e Orbanit u dyndën në kryeqytetin hungarez për të kundërshtuar atë që e quajnë një “sistem zgjedhor të padrejtë”. Protesta vjen 6 ditë pasi Partia Fidesz fitoi 2/3 e vendeve në Parlament. Ajo […]

Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në Budapest kundër qeverisë së kryeministrit Viktor Orban, fitues i sërishëm i zgjedhjeve parlamentare.

Kundërshtarët e Orbanit u dyndën në kryeqytetin hungarez për të kundërshtuar atë që e quajnë një “sistem zgjedhor të padrejtë”.

Protesta vjen 6 ditë pasi Partia Fidesz fitoi 2/3 e vendeve në Parlament. Ajo u organizua nga një grup në Facebook që quhet “Ne jemi shumica”. Ata që morën fjalën thanë se “Orban vodhi zgjedhjet” dhe shtuan se “korrupsioni karakterizon qeverinë e tij”.

Duke parë numrin e madh të personave që iu bashkuan kësaj proteste, është njoftuar një tjetër protestë fundjavën e ardhshme.

Sipas BBC, ishin rreth 100 000 njerëz të pranishëm në demonstratën kundër Orbanit. Ata mbanin në duar flamuj hungarezë dhe të Bashkimit Europian.

Edhe pse kishte një numër të madh policësh në këtë protestë, nuk ndodhi asnjë incident.

Viktor Orban është një euroskeptik i madh dhe fushata e tij konsistonte në platformën kundër emigrantëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?