Pornostares italiane i mbyllet Instagrami, frikë nga ndikimi i saj politik

Një modele italiane thotë se llogaria e saj në Instagram është pezulluar nga frika se mund të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Një gjë e tillë ndodhi pasi ajo premtoi se të gjithë votuesit e referendumit që do të votonin për “jo” do t’i shpërblente me seks oral. “Unë isha duke shfletuar Instagramin […]
“Unë isha duke shfletuar Instagramin tim kur papritmas u zhduk,” u shpreh modelja dhe aktorja 28-vjeçare, Paola Saulino për “RT”.
“Isha shumë e befasuar”, u shpreh ajo, duke shtuar se ajo kurrë nuk e kishte shkelur politikën dhe udhëzimet e platformës me postimet e saj sugjestive, të cilat ndiqen nga më shumë se 400,000 njerëz.
“Dikush është duke menduar se mund të ndikoj tek opinioni publik,” tha modelja.
“Kampanja ime nuk kishte orientim strikt politik,” shpjegoi Paola.
“Kam krijuar ‘Pompa Tour’ [Oral Tour] si një akt i mendimit tim për referendumin dhe për të sjellë më shumë vëmendje sa i përket kësaj çështje. Në thelb isha kundër reformës kushtetuese që ata propozuan.”
Kështu, rreth 19 milionë votues italianë – 59 për qind – që përfundimisht e hodhën poshtë propozimin për të ndryshuar fuqitë e parlamentit, duke bërë që Paola të nisej në turneun e saj mbarëkombëtar për të zbatuar zotimet e saj.
Duke ulur objektivin e saj fillestar ambicioz për arritjen e çdo votuesi “jo” në 1 milion njerëz, Paola pretendoi se ajo kishte përmbushur premtimin e saj me rreth 700 burra.
Megjithatë, italianja duhej ta ndalte turneun e saj pasi ajo thuhet se u kafshua në fytyrë nga një qen i një shoku.
Me zgjedhjet e përgjithshme më afër, Paola i kërkoi bashkatdhetarëve të saj “të votojnë me zemrat e tyre dhe kushdo që do të fitojë mund të punojë për të krijuar një botë më të mirë për të gjithë ne, për fëmijët tanë dhe të rinjtë”./Periskopi/












