Zyrtare: Nesër nuk mbahet mësim në të gjitha shkollat e Kosovës

Të gjitha shkollat në Kosovë gjatë ditës së nesërme nuk do të mbajnë mësim. Këtë vendim e ka marrë sot Ministria e Arsimit, për shkak të temperaturave të ulëta. Këtë e ka konfirmuar për Periskopin edhe këshilltari i ministrit të arsimit, Valmir Gashi. Ai ka thënë se kjo ditë do të zëvendësohet me vonë. “Është […]
Të gjitha shkollat në Kosovë gjatë ditës së nesërme nuk do të mbajnë mësim. Këtë vendim e ka marrë sot Ministria e Arsimit, për shkak të temperaturave të ulëta.
Këtë e ka konfirmuar për Periskopin edhe këshilltari i ministrit të arsimit, Valmir Gashi.
Ai ka thënë se kjo ditë do të zëvendësohet me vonë.
“Është marrë vendim që nesër të ndërprehet mësimi, si pasojë e motit të ligë. Ky vendim ka ardhur edhe pas konsultave me prindërit e nxënësve. Kjo ditë e humbur do të kompensohet një ditë tjetër”, ka thënë Gashi.
Gashi ka theksuar se vendimi vlen vetëm për nesër, ndërkaq nëse temperaturat nuk rriten do të merret ndonjë vendim tjetër.












