Zvicerani ia lë shqiptarit trashëgim firmën me shumë traditë

Zvicerani ia lë shqiptarit trashëgim firmën me shumë traditë

“Malergeschäft Kuster” është firmë zvicerane e specializuar për fasada dhe lyerje tjera dekorative brenda dhe jashtë objekteve. Pak kush e di që firmën për 9 vite është duke e udhëhequr një shqiptar me prejardhje nga Kosova, shkruan albinfo.ch. Bëhet fjalë për Mark Gjonin, i cili në vitin 1987 i është bashkuar familjes në Amriswil të […]

Bëhet fjalë për Mark Gjonin, i cili në vitin 1987 i është bashkuar familjes në Amriswil të Kantonit Thurgau të Zvicrës, ku është rritur dhe është shkolluar. Zanatin për “moler” (bojaxhi) e kishte filluar në Amriswill. Nga viti 2004 ai ishte zhvendosur në Kaltbrunn ku ai tashmë e udhëheq firmën zvicerane, në të cilën kishte filluar punën si punëtor.

Prej vitit 2004 deri më 2009 kishte punuar vetëm si moler ndërsa pasi kishte vdekur shefi i tij, e veja e tij kishte vendosur që firmën t’ia bartte në trashëgim shqiptarit nga Gjakova. Në këtë mënyrë, Marku bëhet gjenerata e tretë që trashëgon firmën “Kuster”.

Përgjegjësi e madhe të trashëgosh kompaninë me traditë

“Nuk isha i përgatitur për biznes, gjithçka ndodhi për 2 javë. Firma ekziston për 80 vite kështu që i bie që unë të jem gjenerata e tretë” thotë me krenari, Mark Gjoni.

8 vite të udhëheqjes nuk kanë qenë edhe të lehta për Markun, kur dihet se bëhet fjalë për një rreth provincial, gjegjësisht një komunë me 4 mijë banorë.

“Është dashur të tregoj veten se mundem, duke bërë politikë të biznesit për të ruajtur klientelën zvicerane”, thekson Gjoni duke treguar se bën biznes më shumë me zviceranë.

Në këtë vendbanim, shumica e firmave janë zvicerane, por Marku vazhdon të bëjë punë për klientë të mëdhenj si Banka Linth etj. Të njëjtën bankë, ku është selia kryesore, e kishte fasaduar brenda dhe jashtë edhe në Uznach.

Po ashtu si klientë ai përmend spitalin regjional, shtëpinë e pleqve, komunën Kaltbrunn etj.

Konkurrenca nuk është e vogël. Në këtë vendbanim operojnë edhe 7 firma zvicerane të të njëjtës veprimtari.

“Arrita të tregoj me shumë përkushtim dhe përgjegjësi se edhe ne si shqiptarë këtu në Zvicër jemi të integruar dhe se me kompetencë kryejmë detyrat tona ndoshta më mirë se vendësit” tregon Marku.

Gjoni e pranon: Emri i firmës më ka ndihmuar për “t`i marrë këmbet”

Ai nuk e mohon se emri zviceran i firmës i ka ndihmuar në fillim të ecë në biznes, por më vonë ishte zbuluar shumë shpejt se tashmë në krye të firmës është një shqiptar me origjinë nga Kosova.

Krejt këtë sukses e kishte arritur me besimin e ndërsjellë me banorët vendës.

“Për mua ishte edhe krenari se unë kam përfaqësuar shqiptarët duke treguar se ne dimë dhe ia dalim”, deklaron Marku. Ai thotë se nuk do të ja ndërrojë emrin firmës edhe pse e ka këtë mundësi.

Firma “Kuster” identifikohet me familjen Kuster e cila e kishte trashëguar atë brez pas brezi.

“Ka të tillë që kur më thërrasin në telefon e vërejnë se nuk është më familja Kuster që udhëheq me firmën”.

Janë raste të rralla kur zviceranët lënë firmat e tyre në duart e të huajve. Një rast i tillë është ai nga i cili ka përfituar Gjon Marku./Albinfo.ch/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?