Zotimi i Haradinajt për raportin Bulliqi ‘jo sa të jam unë’, zgjati vetëm një ditë (Video)

Zotimi i Haradinajt për raportin Bulliqi ‘jo sa të jam unë’, zgjati vetëm një ditë (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka hequr dorë nga zotimi që dha të premtën se Qeveria e Kosovës nuk do ta sillte në Kuvendin e Kosovës një projektligj për demarkacionin me Malin e Zi, në të cilin “Raporti i Bulliqit” do të shtohej vetëm si “dokument orientues”. “Po doni me e qujt dokument orientues [raportin e Komisionit […]

“Po doni me e qujt dokument orientues [raportin e Komisionit Shtetëror]. Jo sa të jom unë! Jo”, tha të premtën kryeministri Ramush Haradinaj në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, teksa zotohej se nuk do t’iu dërgonte deputetëve marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pa “Raportin e Bulliqit”.

Haradinaj u ishte drejtuar deputetëve të LDK-së në veçanti, pasi kjo parti i vendosi kusht kryeministrit që të sillte në Kuvendin e Kosovës Marrëveshjen për Ratifikimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, të vitit 2015, por me “Raportin e Bulliqit” vetëm si dokument shtesë bashkangjitur në Projektligj.

“A keni problem me një raport të një komisioni të vendit të juaj a? Ku po ju dhembë?!”, u shpreh Haradinaj.

Por zotimi i kryeministrit për “Raportin e Bulliqit” nuk ekziston më. Haradinaj ka njoftuar sot se ka arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për ratifikimin e demarkacionit.

Në këtë marrëveshje është paraparë që raporti i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, të shtohet në Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kufitare me Malin e Zi vetëm si “dokument orientues”.

Kështu ka konfirmuar edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Marrëveshja parasheh që pjesë e ligjit të jenë Marrëveshja e gushtit 2015 dhe deklarata e presidentëve. Të gjitha dokumentet tjera, të gjitha raportet e të gjitha Komisioneve, janë veçse informuese për deputetët”, ka thënë Abdixhiku.

Seanca e radhës për votimin e demarkacionit me Malin e Zi është caktuar të mbahet të mërkurën. /Insajderi.com

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?