Zëvendëskryeministri australian ofron dorëheqjen pas skandalit me ish-anëtaren e stafit

Barnaby Joyce ka thënë se ai do të japë dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministrit australian, pas skandalit që plasi kur u mor vesh se kishte pasur një lidhje me një ish anëtare të stafit të tij. Joyce ka treguar se të hënë e ka ndërmend të largohet edhe nga udhëheqja e partisë edhe nga qeveria. […]
Joyce ka treguar se të hënë e ka ndërmend të largohet edhe nga udhëheqja e partisë edhe nga qeveria.
Më herët ai kishte refuzuar t’u përgjigjej kërkesave për dorëheqje.
Skandali ka bërë lajmet kryesore në Australi tash e dy javë.
Ai e ka përshkruar vendimin e tij si “ndalje e menjëhershme e skandalit”, për familjen dhe partneren e tij të re.
“Kakofonia e kësaj çështje duhet të shuhet”, u ka thënë ai gazetarëve.












