Zana Ramadani akuzon ish presidentin gjerman Gauck për sjellje seksiste

Zana Ramadani akuzon ish presidentin gjerman Gauck për sjellje seksiste

Bashkëthemeluesja e lëvizjes feministe radikale “Femen” në Gjermani, shqiptarja nga Maqedonia, Zana Ramadani, është gjetur sërish nën dritat e reflektorëve. Ajo sot (e mërkurë) promovon librin e saj të dytë brenda një viti, atë me titullin “Sexismus. Über Männer, Macht und #Frauen” (Seksizmi. Mbi burrat, pushtetin dhe #gratë”). Libri i saj i parë, i botuar […]

Bashkëthemeluesja e lëvizjes feministe radikale “Femen” në Gjermani, shqiptarja nga Maqedonia, Zana Ramadani, është gjetur sërish nën dritat e reflektorëve. Ajo sot (e mërkurë) promovon librin e saj të dytë brenda një viti, atë me titullin “Sexismus. Über Männer, Macht und #Frauen” (Seksizmi. Mbi burrat, pushtetin dhe #gratë”). Libri i saj i parë, i botuar vitin e kaluar  fliste për rrezikun islamik që kërcënon shoqëritë perëndimore, shkruan albinfo.ch.

Vetëm një ditë para promovimit të librit të saj të ri, emri i Zanës lakohet nga gazetat gjermane lidhur me një akuzë që ajo e drejton në këtë libër në një adresë shumë të lartë. Aktivistja dhe shkrimtarja Ramadani ngre akuza kundër jo më pak se ish presidentit gjerman Gauck. Atë e fajëson për seksizëm ose për një sjellje “të papërshtatshme” që ai e paska treguar ndaj saj, sjellje kjo sipas Zanës, në kufi me ngacmimin seksual.

Skena që përshkruhet në librin i cili promovohet sot, ka ndodhur në qershor të vitit 2016, në kështjellën Bellevue të Berlinit, shkruan gazeta “Berliner Zeitung”. Zonja Ramadani ishte aty në mesin e një numri të madh të ekspertëve të integrimit, që ishin ftuar si mysafirë të presidentit federal, transmeton albinfo.ch.

Duke bërë aluzion rreth daljeve të saj publike me gjinj të zbuluar gjatë protestave kundër diskriminimit të gruas, që i bënte si aktiviste e grupit “Femen”, presidenti do ta ketë pyetur Zanën nëse ajo do të zhvishej edhe aty, në kështjellë. Pasi që ajo i kishte thënë se fustani i saj ishte shumë i komplikuar për një gjë të tillë, Gauck do t`i ketë thënë se ai, po qe nevoja, mund ta ndihmonte.

Kështu së paku e citon Zana Ramadani  atë në librin e saj. Dhe për të mos mbetur puna me kaq, ajo shkruan se gjatë fotografimit të përbashkët ai e ka përqafuar dhe a ka vënë krahun mbi ijet (kërdhokullat) e saj. “Unë prisja madje pothuaj që dora e tij të rrëshqiste më poshtë, drejt prapanicës. (…) Isha e prekur në mënyrë të pakëndshme, por e lash të ndodhte. E çfarë do të bëja unë? Ai ishte president federal”, shkruan Zana Ramadani, përcjell albinfo.ch.

Por, edhe pse kjo situatë i ishte dukur e pakëndshme atëbotë, Zana nuk ishte e interesuar ta vendoste presidentin në shtyllën e turpit, ka theksuar ajo në bisedë me “Berliner Zeitung”. Ajo, e kishte mbijetuar “sjelljen e tij konfuze” pa dëmtime.

Ndërsa, i pyetur nga gazeta “Berliner Zeitung”, ish presidenti Gauck nuk ka dashur të marrë qëndrim. Në vend të tij është përgjigjur avokati i tij, Christian Schertz.

“Akuza e zonjës Ramadani nuk ka asnjë bazë. Po të lexohet teksti më saktësisht, aty shkruan se z. Gauck e ka vendosur dorën rreth saj ashtu siç është e zakonshme për bërjen e një fotografie të përbashkët. Pastaj në tekst shprehet vetëm një supozim se dora mund të rrëshqiste më poshtë, gjë që realisht aspak nuk ka ndodhur. Të nisesh nga një rrethanë e tillë dhe ta quash atë “ngacmim”, është thjesht absurde. Po ashtu, pas leximit të saktë të tekstit, nuk shihet se ajo e fajëson atë që ta ketë prekur në mënyrë të pamoralshme”, përfundon avokati.

Cilado që të jetë e vërteta rreth rastit “Gauck”, një gjë duhet të thuhet: se si me librin e parë, ashtu dhe me këtë të riun, Zana Ramadani ka qëlluar mainstreamin e kohës: libri i saj mbi seksizmin pra publikohet në kohën kur gjithandej në botë vlon nga akuzat kundër ngacmimeve seksuale dhe kur lëvizja kundër tyre “MeeTo” është shumë aktuale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?