Zaev: Maqedonia shtrihet në tre shtete

Zaev: Maqedonia shtrihet në tre shtete

  Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka dhënë një intervistë për magazinën më të madhe europiane, “Der Spiegel”, ku ka folur kryesisht rreth kontestit të emrit me Greqinë. Sipas tij, Maqedonia nuk ka asnjë pretendim irredentist ndaj fqinjit jugor, por është fakt se rajoni historik i Maqedonisë shtrihet në tre shtete: “pjesa veriore ose e epërme […]

 

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka dhënë një intervistë për magazinën më të madhe europiane, “Der Spiegel”, ku ka folur kryesisht rreth kontestit të emrit me Greqinë.

Sipas tij, Maqedonia nuk ka asnjë pretendim irredentist ndaj fqinjit jugor, por është fakt se rajoni historik i Maqedonisë shtrihet në tre shtete: “pjesa veriore ose e epërme në vendin tonë, pjesa lindore në Bullgari dhe pjesa jugore në Greqi.

Ky është fakt dhe ne nuk duhet të jemi kundër fakteve. Për shkak se grekët duan të dallojnë, ne e kuptojmë dhe e pranojmë që të ketë një shtesë gjeografike (për emrin e Maqedonisë.” Zgjidhja e kontestit të emrit do kishte dobi edhe për Greqinë, që do përafronte rolin udhëheqës të saj në rajon.

Për të sqaruar raportin e mirë mes dy shteteve, Zaevi ka shtuar se mbi një milion maqedonas udhëtojnë çdo vit në rivierën greke.

Pas përmendoreve, librat e historisë?

Në pyetjen e gazetarit Keno Verseck, se çfarë ka në plan të veprojë Maqedonia pas largimit të disa përmendoreve dhe emrit Aleksandri i Madh nga autostrada dhe aeroporti i Shkupit, Zaev përgjigjet se momentalisht nuk ka asgjë konkrete, por është i gatshëm të flasë për të gjitha problemet. Në të ardhmen, “për shembull mund të ketë komisione të përbashkëta për ripërpunimin e librave historik shkollorë.”

Në fund Zaev shton se as nuk e paramendon mos zgjidhjen e emrit, nga vetë fakti se Maqedonia si vend multi-etnik luan rol qendror në Ballkanin perëndimor. “Nëse te ne sundon jo-stabiliteti dhe trazirat, atëherë kjo do rrezatonte në gjithë rajonin. Andaj zgjidhja e kontestit të emrit i paraprin zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik dhe integrues të Maqedonisë dhe gjithashtu dobi do kishte edhe vetë BE.”

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?