VV kërkon zbatimin e rekomandimeve të votuara në Kuvend për aktivistët e dënuar

VV kërkon zbatimin e rekomandimeve të votuara në Kuvend për aktivistët e dënuar

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me aktivistët e dënuar të VV, e për të cilët Gjykata e Apelit pritet të mbajë seancë më 22 shkurt. Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci ka kërkuar që menjëherë të jetësohen rekomandimet që u votuan në Kuvend për aktivistët e dënuar të këtij subjekti […]

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me aktivistët e dënuar të VV, e për të cilët Gjykata e Apelit pritet të mbajë seancë më 22 shkurt.

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci ka kërkuar që menjëherë të jetësohen rekomandimet që u votuan në Kuvend për aktivistët e dënuar të këtij subjekti politik.

“Kjo konferencë ka për qëllim kërkesën tonë për jetësimin e menjëhershëm të  përfundimeve të nxjerrura në Kuvendin e Kosovës, pas debatit parlamentar për aktivistët e VV-së.  Ashtu sikurse e dini, katër të rinj studentë politik, qytetarë të pafajshëm të këtij vendi, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha janë dënuar me më shumë se 21 vite burgim derisa Astrit Dehari vdiq dhunshëm në burg ku u mbajt pa asnjë aktakuzë, madje pa u marrë asnjëherë në pyetje nga prokurori i rastit. Ajo që ndodhi në procesin e aktivistëve tanë ishte një inskenim paprecedent”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka thënë se kjo është një përpjekje e qëllimshme dhe e kundërligjshme për fajësimin e aktvistëve të VV-së dhe të vetë Lëvizjesn Vetëvendosje si subject politik.

Të enjten, më 22 shkurt mbahet seanca gjyqësore e Apelit, ndaj katër aktivistëve për të cilën Nagavdi ka thënë se shpresojnë që më në fund të ketë drejtësi.

“Andaj, dita e 22 shkurtit ku do të mbahet seanca gjyqësore, duhet te jete dita e fillimit të rregullimit të të gjitha këtyre padrejtësive”, u shpreh ajo.

Kjo ishte kërkesa e plotë e VV-së:

Nga aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës shtrohen pyetje të pashmangshme:

1. Kush janë aktorët e vërtetë të sulmit me armë zjarri më 4 gusht 2016?

2. Kush është organizuesi për dënimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje?

3. Kush janë ideatorët e këtij inskenimi ndaj aktivistëve të LVV-së?

4. Kush e vrau Astrit Deharin në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016?

Për shkak të këtij inskenimi, për shkak të involvimit të drejtpërdrejtë, për shkak të dyshimit të bazuar të involvimit të qarqeve të larta në Policinë e Kosovës, në Prokurorinë Speciale dhe në Gjyqësorin e Kosovës kërkojmë që:

1. Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016 të kërkohet një hetim i plotë i oavarur ndërkombëtar i tërë rastit nga ndonjëri nga vendet perëndimore të BE-së, përfshirë vendet neutrale të Evropës Perëndimore dhe Zvicrën, por duke e veçuar nga rasti i Astrit Deharit.

2. Shkarkimi i të gjithë personave nga Policia e Kosovës të involvuar në këtë rast të involvuar

3. Shkarkimin e të gjithë personave që kanë qenë kompetenvtë në hierarkinë shtetërore kur ka ngjarë rasti i Astrit Dehari

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?