Vjen reagimi i parë nga LDK, pas akuzave të AAK-së për Demarkacion

Vjen reagimi i parë nga LDK, pas akuzave të AAK-së për Demarkacion

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar të mërkurën Lidhjen Demokratike të Kosovës se e ka ndryshuar marrëveshjen mes partive për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Në një prononcim për Express, deputetja e LDK’së, njëherësh shefe e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur akuzave […]

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar të mërkurën Lidhjen Demokratike të Kosovës se e ka ndryshuar marrëveshjen mes partive për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Në një prononcim për Express, deputetja e LDK’së, njëherësh shefe e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur akuzave të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ne kemi vendosur në votim tekstin e njëjtë, që na është dërguar nga propozuesi”, ka thënë Osmani.

“Pra, tekstin që është propozuar nga Avdullah Hoti në seancë”, ka theksuar deputetja e LDK’së.

Sipas saj, në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme nuk është ndryshuar asgjë.

“Në Komision nuk kemi ndryshuar asnjë pikë të vetme. Po ai tekst është lexuar në Komision dy herë dhe është votuar nga të gjithë qe ishin prezentë, duke përfshirë përfaqësuesen e AAK’së”, është shprehur ajo.

Kurse, ajo kur është pyetur se ajo që e ka lexuar Hoti në seance a është e njëjtë me tekstin e marrëveshjes së të shtunës, është përgjigjur duke treguar se si Komisioni funksionon me dokumente me shkrim.

“Ne, si Komision, funksionojmë me dokumente me shkrim. Dhe, ai tekst na është dërguar me shkrim”, ka treguar Osmani për Express.

“Të njëjtin, pra, e kemi vendosur në votim, pa asnjë ndryshim. Komisioni ynë nuk ka ndryshuar asgjë”, ka nënvizuar deputetja e LDK’së.

Nëpërmjet një njoftimi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pohuar se LDK ka ndryshuar marrëveshjen në Komisionin për Politikë të Jashtme.

“Nê tekstin që ka dalë nga ky Komision, jo vetëm që është ndërruar renditja e pikave të dakorduara, por Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror, është renditur si pikë e fundit dhe jasht Pjesës përbërëse të këtij ligji”, ka deklaruar AAK.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?