Vjen reagimi i parë ndaj vendimit të MASHT’it për ndërprerje të mësimit

Derisa temperaturat pritet të bien deri në minus 16 gradë, Ministria e Arsimit ka marrë vendim që procesi mësimor të ndërpritet deri të hënën, për shkak të temperaturave të ulëta. Këtë vendim e ka kundërshtuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, raporton KTV. Mësim nuk do të ketë deri të hënën. Këtë vendim […]

Mësim nuk do të ketë deri të hënën.

Këtë vendim e ka marrë Ministria e Arsimit, për shkak të temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në vend.

Por këtë vendim po e përqesh Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Sipas Rrahman Jasharajt, moti nuk është aq i ftohtë sa për ta ndërprerë procesin mësimor.

Por ulje të temperaturave parasheh edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nata ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes pritet të jetë e ftohtë. Temperaturat do të zbresin prej -14 deri -16 gradë, ndërsa gjatë ditës së enjte do të shënojnë vlerën prej -1 dhe 0 gradë celsius. Nga e premtja e tutje vlerat sipas grafikut do të rriten deri në 3, 4 e 5 gradë dhe me datën 8 mars vlerat do të shënojnë 10 gradë celsius.

Ndërsa vendimit për ndërprerje të mësimit po i gëzohet drejtori i shkollës ‘Drita’ në Rubovc të Lipjanit.

Ai thotë se objekti i vjetruar, në stinën e dimrit, ua vështirëson mbajtjen e mësimit.

Sipas ministrisë, ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen gjatë këtij gjysmëvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?