Vjen reagimi i Pacollit: I lumtur me arritjen e marrëveshjes për demarkacionin

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ka shprehur lumturinë e tij për arritjen e akordit mes partive shqiptare, veç Lëvizjes Vetëvendosje, për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi. Në llogarinë e tij në Facebook ai ka falënderuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për vullentin e treguar në gjetjen e zgjidhjes, si edhe kryeministrin Ramush […]
Në llogarinë e tij në Facebook ai ka falënderuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për vullentin e treguar në gjetjen e zgjidhjes, si edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kreun e NISMA, Fatmir Limaj.
Jam shumë i lumtur që tanimë është arritur koncensusi i plotë për kalimin e demarkacionit dhe zgjidhjen e problemit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Një falenderim i madh shkon për LDK, si parti institucionaliste dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. E vlerësoj shumë pozitivitetin dhe vullnetin e kryeministrit Haradinaj për të lëvizur përpara në të mirë të të ardhmes së të rinjëve të Kosovës.
Vlerësim i lartë për kryeparlamentarin Veseli që nuk u ndal asnjëherë në synimin e tij për unifikim dhe zgidhjen e këtij problemi që ka ngulfatur vendin.
Vlerësim i lartë për angazhimin e madh të Zv. Kryeministrit Limaj, kontributin e tij të jashtzakonshëm, pa të cilin do të ishte shumë e vështirë.
Me vullnet pozitiv zgjidhen të gjitha problemet. Kosovën e pret e ardhme e ndritur.












