Vetëm brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 11 aksidente dhe një i vdekur

Vetëm brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 11 aksidente dhe një i vdekur

Vetëm gjatë ditës së shtunë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 26 aksidente. 11 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar. Një këmbësore e aksidentuar gjatë ditës së enjte, dje ka ndërruar jetë në QKUK. E njejta kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilave nuk ka mundur t’u bëjë ballë, ka njoftuar policia. Njoftimi […]

Vetëm gjatë ditës së shtunë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 26 aksidente. 11 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar. Një këmbësore e aksidentuar gjatë ditës së enjte, dje ka ndërruar jetë në QKUK. E njejta kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilave nuk ka mundur t’u bëjë ballë, ka njoftuar policia.

Njoftimi i policisë për aksidentin që përfundoi me fatalitet:

“Rr. Nenë Tereza, Gjilan. 22.02.2018-13:13. Lidhur me rastin paraprak ku një këmbësore femër K/Shqiptare nga një veture kishte pësuar  lëndime të  rënda trupore e cila ka qenë në  tretman mjekësor,  ndërsa sot  me date 24.02,2018 e njëjta ka ndërruar jetë dhe me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime”.

Po ashtu në raportin 24 orësh janë përfshirë edhe dy aksidente tjera me persona të lënduar. Njëri ka ndodhur në fshatin Banullë të Lipjanit, nga ky aksident janë lënduar dy femra dhe shtatë meshkuj.

“Ka ndodhur aksident trafiku ku të involvuara janë  tri automjete civile, lëndime trupore kanë  pësuar gjithsej nëntë persona: dy femra K/Shqiptare dhe shtatë  meshkuj K/Shqiptar, të  lënduarve  ju është  ofruar ndihma mjekësore”, thotë policia, transmeton Express.

Personi që dyshohet se e ka shkaktuar këtë aksident (shoferi), është dërguar në mbajtje.

Aksidenti tjetër i përfshirë në raportin e policisë është në rrugën “Tirana” në Prizren. Në këtë aksident është përshirë një veturë dhe një biçiklist.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar vozitësi i biçikletës të cilit pas dhënies së ndihmës mjekësore në qendrën spitalore rajonale-Prizren, lirohet në shtëpi”, njofton policia.

Policia e Kosovës vazhsimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?