Veseli: Jam i sigurt që Demarkacioni kalon nesër

Veseli: Jam i sigurt që Demarkacioni kalon nesër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës – Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Periskopi. Veseli tha se deputetët kanë para vetës një çështje shumë të […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës – Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Periskopi.

Veseli tha se deputetët kanë para vetës një çështje shumë të rëndësishme që lidhet me lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Kryesia ka vendosur që nesër në ora 11:00 mbahet seancë e jashtëzakonshme, me vetëm një pikë të rendit të ditës, ratifikimi i Demarkaconit. Nesër kemi para vetës një çështje shumë me rëndësi për sovranitetin, lidhet me lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE’së. Pres që deputetët të kanë parasysh këtë çështje, e të mos veprojnë me inate. Shënimi i kufirit duhet të kalojë. Jam i sigurt se nesër kalon, pasi deputetët janë të përgjegjshëm”, tha Veseli.

Tutje ai tha se nesër do të përmblidhen në Kuvend të gjitha diskutimet substanciale e shterpe për çështjen e Demarkaconit.

“Interesi i vendit e qytetarëve është mbi të gjitha. Të kemi shpresë e përkrahje që të kalojë ky vendim. Nesër gjërat janë shumë të qarta. Votohet shënimi i kufirit. Përmblidhen debatet substanciale e shterpe. Unë besoj dhe thërras pjekurinë e deputetëve, pavarësisht dallimeve. Më së miri të kryhet nesër, e qytetarët të mos mbesin peng. Unë jam i përgatitur që liberalizimi i vizave ka me ndodh shpejt. Na ndihmoni edhe ju nga pak, na duhet përkrahja juve”, përfundoi Veseli./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?