Veseli gazetarëve: Po shkëlqeni

Tashmë ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën do të procedohet në Kuvend marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Periskopi. Para se të hyjë në sallë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, është parë i disponuar, teksa ka përshëndetur gazetarët që po prisnin para dyerve të sallës së Kryesisë. “Përshëndetje të […]
Para se të hyjë në sallë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, është parë i disponuar, teksa ka përshëndetur gazetarët që po prisnin para dyerve të sallës së Kryesisë.
“Përshëndetje të gjithëve. Po shkëlqeni sot”, u tha Veseli gazetarëve.
Në këtë mbledhje të Kryesisë po marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike, përveç Listës Serbe.
Kryesia pritet ta caktojë për nesër seancën e Kuvendit, në të cilën do të qitet në votim Demarkacioni.
Qeveria e Kosovës dje procedoi për Kuvend plotësim ndryshimin e projektligjit për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Përveç Lëvizjes Vetëvendosje që është shprehur kundër kësaj marrëveshje, partitë tjera pritet ta votojnë këtë marrëveshje./Periskopi












