Unioni i Studentëve të Kosovës: Ministria e Arsimit po e shkatërron arsimin në Kosovë

Unioni i Studentëve të Kosovës: Ministria e Arsimit po e shkatërron arsimin në Kosovë

Pas përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), ka reaguar Unioni i Studentëve të Kosovës (USK). Në reagimin e tyre USK thotë se “jemi të shqetësuar dhe ndihemi të pasigurt me perspektivën e shkollimit tonë pasi Agjencia e Akreditimit te Kosovës (AKA) është përjashtuar […]

Pas përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), ka reaguar Unioni i Studentëve të Kosovës (USK).

Në reagimin e tyre USK thotë se “jemi të shqetësuar dhe ndihemi të pasigurt me perspektivën e shkollimit tonë pasi Agjencia e Akreditimit te Kosovës (AKA) është përjashtuar nga ‘European Quality Assurance Register for Higher Education’ (EQAR), për faktin se tash e tutje kjo nënkupton se programet tona nuk kanë akreditim ndërkombëtar dhe si pasoj mund paraqiten problemet e para për studentet kosovar, të cilët dëshirojnë t’i vazhdojnë studimet në Universitetet e Evropës”.

USK thotë se nëse vërtetohet se përjashtimi i AKA-së nga EQAR është bërë për shkak të shkarkimit të bordit nga ana e Ministrit aktual të arsimit atëherë  kjo bëhet edhe me shqetësuese, sepse Ministria në vend që të punojë për rritjen e cilësisë dhe afirmimin ndërkombëtar të arsimit kosovar, ajo ka bërë të kundërtën me ndërhyrje politike, me c’rast e ka dëmtuar drejtpërdrejt arsimin universitar të Kosovës në planin ndërkombëtar”.

USK reagon ashpër ndaj kësaj ndërhyrje dhe kërkon urgjentisht sqarime nga Ministri lidhur me këtë.

“Ne si përfaqësues të studentëve në gjithë Republikën e Kosovës kërkojmë dhe i bëjmë me dije Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që të ndërmarrin hapa dhe të paraqesin mendimin e tyre për gjitha këto vendime që po dëmtojnë rëndë arsimin dhe shkencën duke vepruar në baza politike e partiake, me politika ditore dhe të pamenduara”.
“Ne si studentë assesi nuk pajtohemi me këto ndërhyrje politike në çështjet e arsimit dhe sigurisht ndaj saj do të reagojmë konform vendimeve që do t’i marrim në të ardhmen si Union”, thuhet në reagim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?