Turmë njerëzish para ambasadës gjermane, në Kuvend nuk ratifikohet demarkacioni

Përderisa në Kuvendin e Kosovës po haset në vështirësi të mëdha për ta ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi, në oborret e ambasadave vazhdojnë radhët e gjata. Periskopi ka siguruar një fotografi para ambasadës gjermane në Kosovë, ku shihet një masë e madhe njerëzish duke pritur për të siguruar një vizë udhëtimi jashtë Kosovës. Diplomatë […]
Periskopi ka siguruar një fotografi para ambasadës gjermane në Kosovë, ku shihet një masë e madhe njerëzish duke pritur për të siguruar një vizë udhëtimi jashtë Kosovës.
Diplomatë të huaj po e përsërisin vazhdimisht qëndrimin e tyre se Kosova mund të përfitojë liberalizim vizash vetëm pas ratifikimit të demarkacionit.
Por, për shkak se Lista Serbe nuk është në Kuvend, ratifikimi po shtyhet, përkundër se seanca do duhej të fillonte në orën 11:00.
Kundërshtimin e demarkacionit po e vazhdon edhe Lëvizja Vetëvendosje. /Periskopi/














