Thaçit nuk i pëlqen pyetja e televizionit zviceran për gjeneratën e re politike

Thaçit nuk i pëlqen pyetja e televizionit zviceran për gjeneratën e re politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar procesin e shtetndërtimit, për televizionin publik zviceran SRF, ka theksuar se Kosova është konsoliduar, është storie e suksesit të plotë, suksesit vendor dhe atij ndërkombëtar. “Se Kosova është shtet i dështuar, këtë e paraqet ‘Sputnik’ dhe Beogradi. Por realiteti i investimeve të përbashkëta në Kosovë është krejt tjetër. […]

“Se Kosova është shtet i dështuar, këtë e paraqet ‘Sputnik’ dhe Beogradi. Por realiteti i investimeve të përbashkëta në Kosovë është krejt tjetër. Kosova ka ecur përpara, është në drejtimin e duhur, ka shënuar 115 njohje ndërkombëtare, është anëtarësuar në rreth 200 organizata ndërkombëtare, e ka ruajtur trendin e zhvillimit ekonomik, 4%, në këto dhjetë vjetët e fundit. Kosova do të jetë pjesë e të gjitha strukturave euro-atlantike”, ka shtuar ai.

Sipas tij, gjatë këtyre dhjetë vjetëve ka pasur edhe sfida, të cilat sikur të gjitha vendet e tjera në tranzicion, edhe Kosova do t’i tejkalojë.

Duke komentuar nevojën për krijimin e një gjenerate të re të politikanëve, Thaçi ka thënë se Kosova udhëhiqet prej njerëzve të zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve, përmes një procesi elektoral fer, të lirë, demokratik, të standardeve më të larta ndërkombëtare, të një gjenerate të lirisë dhe pavarësisë, të shtet-ndërtimit, të vizionit të qartë euro-atlantik.

“Se kush e udhëheq Kosovën, vendos vota e qytetarëve. Gjeneratat e reja janë të involvuara, kanë rol aktiv, kanë rol dinamik, kanë një rol shumë afirmues dhe ndikues, kanë një rol në politikë-bërje por edhe në proceset zhvillimore dhe integruese. Ndihemi shumë krenarë që jemi evropianët më të rinj, me ide të reja, gjeneroz dhe me një mundësi të jashtëzakonshme të cilën do ta shfrytëzojmë pasi që ta fitojmë edhe të drejtën për liberalizim të vizave”, ka shtuar ai, transmeton KP.

Ai është pyetur edhe për të ardhmen evropiane të Kosovës, duke thënë se Kosova do të jetë shumë shpejt pjesë e NATO-s, edhe pjesë e Bashkimit Evropian. “Jam i vetëdijshëm se për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian na duhet ende punë. Është një proces jo i lehtë, jo i shpejtë. Duhet implementuar të gjitha kriteret demokratike, qoftë ne politike, ekonomi, legjislacion”, ka paralajmëruar ai për televizionin publik zviceran.

Ai ka thënë se Kosova ka pritur më shumë nga strategjia e BE-së, e prezantuar nga presidenti Juncker. Sipas tij, Kosova ka vetëm një rrugë, ai është vullneti i qytetarëve të vendit, është i liderëve të vendit – integrimi në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?