Thaçi vazhdon të shpërndajë Medalje Presidenciale, ja kush e pranoi një të tillë sot (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vazhdën e dhënies së dekoratave për jubilar të dhjetëvjetorit të pavarësisë, e ka dekoruar edhe Edita Tahirin me Medaljen Presidenciale. Thaçi ka thënë se Edita Tahiri ka dhënë kontribut në Konferencën e Rambujes si dhe në bisedimet e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Për kontributin […]
Thaçi ka thënë se Edita Tahiri ka dhënë kontribut në Konferencën e Rambujes si dhe në bisedimet e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Për kontributin intensiv në skenën politike që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta deri më sot, kam dekoruar Edita Tahirin me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ajo ka dhënë kontribut në Konferencën e Rambujesë, në forcimin e pluralizmit politik, si dhe në bisedimet e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në implementimin e marrëveshjeve teknike midis dy vendeve” ka shkruar Thaçi në Facebook.













