Thaçi: Kosova nuk ndahet, edhe Serbia e di këtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se marrëveshja për demarkacionin i hap rrugën lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen. Kosova angazhohet për plotësim të detyrimeve të tjera të BE-së dhe Thaçi ka një kërkesë të drejtpërdrejt për Zhan Klod Junker, Presidentin e Komisionit Europian. ”Junkerit do t’i kërkojmë atë qe kemi diskutuar edhe më […]
Kosova angazhohet për plotësim të detyrimeve të tjera të BE-së dhe Thaçi ka një kërkesë të drejtpërdrejt për Zhan Klod Junker, Presidentin e Komisionit Europian.
”Junkerit do t’i kërkojmë atë qe kemi diskutuar edhe më herët që të përshpejtohet procesi i integrimit për Kosovën dhe mundësia më e miëe do të ishte integrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor në të njëjtën kohë”, deklaron Presidenti i Kosovës në një intervistë për Top Channel.
Thaçi thotë se nuk ka asnjë mundësi për ndarjen e Kosovës. Madje, sipas tij, këtë e pranon edhe Serbia, ndonëse jo publikisht.
“Nuk do të ketë autonomi! Nuk do të ketë ndarje! Nuk do të ketë shkëmbim të territoreve. Kosova është vend unik me integritet territorial të respektuar e miratuar ndërkombëtarisht. Në një formë, a në një tjetër Serbia e ka pranuar Kosovën. Unë jam takuar me liderët serbë dhe e di se ata e dinë se ky është vend sovran dhe ky proces është i pakthyeshëm, por askush prej tyre nuk e ka guximin ta thotë publikisht. Pa njohjen e Kosovës Serbia nuk mund të integrohet në BE, sikurse Kosova duhet t’i kryejë obligimet e veta karshi fqinjëve të vet”, vijon ai.












