Thaçi: Kosova aspiron që sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s

Thaçi: Kosova aspiron që sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizion publik të Japonisë, “NHK”, dhe gazetën më të madhe, “Mainichi”, ka folur për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në këto dy intervista, presidenti Thaçi ka folur për shtetndërtimin, zhvillimin ekonomik, aspiratën për t’u bërë vend anëtar i NATO-së dhe BE-së. Presidenti Thaçi, për dy mediumet […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizion publik të Japonisë, “NHK”, dhe gazetën më të madhe, “Mainichi”, ka folur për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këto dy intervista, presidenti Thaçi ka folur për shtetndërtimin, zhvillimin ekonomik, aspiratën për t’u bërë vend anëtar i NATO-së dhe BE-së.

Presidenti Thaçi, për dy mediumet më të rëndësishme në Japoni, ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi, për të përditshmen japoneze “Mainichi” ka theksuar se në këto dhjetë vjet, Kosova ka arritur të sigurojë shumë njohje dhe anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare.

“Në këto dhjetë vjet kanë ndodhur ndryshime historike”, ka shtuar ai. Thaçi, për mediat japoneze, ka thënë se Kosova në dekadën e pavarësisë ka arritur që të ketë katër për qind të rritjes ekonomike. Sipas tij, është arritur që të përmirësohet rritja e të punësuarve, si dhe rritja e mirëqenies sociale.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova aspiron që sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Thaçi për televizion publik të Japonisë, “NHK”, ka thënë se beson që gjatë këtij viti do të arrihet një marrëveshje historike ndërmjet dy shteteve.

“”Por, do të ndërtojmë, do të arrijmë marrëveshjen historike, si dy vende sovrane, për paqe, stabilitet, normalitet dhe pajtim e bashkëpunim”, ka shtuar Thaçi për “NHK”.

Ndërsa, për gazetën e përditshme, “Mainichi”, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do t’i mundësojë Kosovës anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?