Terroristët e Al-Shabaab në Somali eksperimentojnë me të rinjtë, terrori është kryefjala e tyre

Militantët Al-Shabaab në Somali janë duke zhvatur shuma të mëdha dhe duke rekrutuar me dhunë qindra të rinj si vetëvrasës me bomba, pasi grupi terrorist përballon presionet financiare dhe një krizë të dukshme të moralit. Dokumentet e inteligjencës, transkrpitet e të pyeturve të personave që kanë arritur të largohen janë siguruar nga gazeta britanike “The […]
Dokumentet e inteligjencës, transkrpitet e të pyeturve të personave që kanë arritur të largohen janë siguruar nga gazeta britanike “The Guardian”. Veçanërisht ajo ka grumbulluar të dhëna nga banorët e zonave ku kontrolloheshin nga grupi al-Shabaab, transmeton Periskopi.
Abuzimi sistematik i të drejtave të njeriut në krahasim me ato të kryera nga Shteti Islamik në Irak dhe Siri janë duke u kryer nga militantët islamikë të lidhur me al-Kaidën, ndërsa perëndimi duket larg, sepse shumica e analistëve nuk e shohin grupin si kërcënim për Evropën, Britaninë e Madhe apo SHBA-në.
Grupi ka shkaktuar shumë vrasje, përfshirë dhunën brutale që e ka ushtruar ndaj njerëzve homoseksualë, kurse civilët i kanë përdorur si mburoja.
Në një incident të vitit 2017 e hetuar nga “The Guardian”, një burrë u qëllua me gurë për vdekje si pasojë e kurorëshkeljes.
Në rastin tjetër, katër persona dhe një 16-vjeçar janë qëlluar për vdekje nga një skuadër pushkatimi me akuzat për spiunim për autoritetet somaleze.
Vitin e kaluar të paktën pesë persona janë ekzekutuar publikisht pasi akuzoheshin për “sjellje të papërshtatshme imorale”./Periskopi/














