‘Të mbijetojmë ose të vdesim së bashku’: Më shumë se 400 civilë vriten në Gutan lindore

Më shumë se 400 persona janë vrarë në lindje të Gutas, si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga aeroplanët rus në zonat ku po mbahen nga rebelët, njoftoi një grup vëzhgues. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut deklaroi të enjtën se të paktën 403 persona janë vrarë nga një “sulm histerik” që kishte filluar […]
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut deklaroi të enjtën se të paktën 403 persona janë vrarë nga një “sulm histerik” që kishte filluar të dielën, përfshirë edhe 150 fëmijë. Pothuajse 2, 120 janë të lënduar rëndë.
I dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura, theksoi nevojën urgjente për një armëpushim gjatë një takimi me Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
“Situata humanitare në Gutan lindore është e tmerrshme, prandaj, ne kemi nevojë për një armëpushim, që ndalon bombardimet dhe granatimet pa dallim në Damask,” tha ai.
Ai shtoi se armëpushimi duhet të ndiqet nga një qasje e menjëhershme humanitare dhe një evakuim i lehtësuar i njerëzve të plagosur nga Guta lindore dhe paralajmëroi se kjo ishte një përsëritje e Aleppos.
Banorët e Gutas lindore, shumica e të cilëve janë të zhvendosur brenda vendit, thonë se nuk ka asgjë që mund të bëjnë dhe nuk kanë ku të fshehën.
Rafat al-Abram jeton në Douma dhe është mekanik i veturave. Sulmet ajrore gjatë ditëve të fundit kanë ndërprerë punën e tij, pasi rruga ku punon u shkatërrua nga bombardimet.
“Ndonjëherë unë rregulloj ambulancat e mbrojtjes civile, të cilat goditen shpesh për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të tyre,” tha ai.
Guta lindore kontrollohet nga rebelët, një zonë kryesisht rurale në periferi të kryeqytetit Damask, e cila ka qenë nën rrethimin qeveritar që nga viti 2013. Rreth 400, 000 sirianë jetojnë në atë zonë.
Furnizimi me ndihma është pothuajse i pamundur nga konflikti i vazhdueshëm që në shumë raste ka ndodhur të sulmohen edhe automjetet humanitare./Periskopi/












