Surroi: Konsensusi i arritur nuk i siguron votat për demarkacion

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi sot në Facebook ka komentuar konsensusin e arritur ndërmjet partive në pushtet dhe LDK-së duke thënë se ai konsensus nuk siguron votat për demarkacion. Surroi ka shtuar se është konsensus pushteti pasi për të duhet Lista Sërpska pa të cilën nuk ishte i mundur themelimi i Qeverisë. Ky është […]
Shkrimtari e publicisti Veton Surroi sot në Facebook ka komentuar konsensusin e arritur ndërmjet partive në pushtet dhe LDK-së duke thënë se ai konsensus nuk siguron votat për demarkacion.
Surroi ka shtuar se është konsensus pushteti pasi për të duhet Lista Sërpska pa të cilën nuk ishte i mundur themelimi i Qeverisë.
Ky është postimi i Surroit:
“Lapsus frojdian: ‘Konsensusi i arritur mes partive në pushtet dhe LDK-së nuk i siguron votat për demarkacion..’
Nuk i siguron për faktin e thjeshtë se nuk është konsensus i pushtetit. Për të qenë konsensus, nevojitet Lista Sërpska, pa të cilën nuk do të themelohej kjo Qeveri”.












