Studentët kërkojnë lirimin e aktivistëve të dënuar të Vetëvendosjes

Në Prishtinë te Biblioteka Kombëtare është zhvilluar sot një protestë e një grupi studentësh në të cilën është kërkuar lirimi i katër aktivistëve të VV-së të dënuar për sulmin e gushtit të vitit 2015 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovë. Këta aktivistë gjithashtu janë edhe studentë. Protestuesit në objektin e bibliotekës vendosën një baner me […]
Këta aktivistë gjithashtu janë edhe studentë.
Protestuesit në objektin e bibliotekës vendosën një baner me fotot e katër të dënuarve duke kërkuar liri për ta.
Arlinda Gashi, njëra nga protestueset, aktivistët e dënuar i cilësoi studentë të shkëlqyer.
“Me akuzën për terrorizëm, sulm në Kuvend, në gusht të vitit 2016 u arrestuan pesë aktivistë të rinj që p vijonin studimet në Universitetin e Prishtinës”, tha Gashi.
Ajo tregoi se dy nga këta aktivistë nën kushte paraburgimi e arresti htëpiak diplomuan.
“Pavarësisht mbajtjes në paraburgim nuk u ndalën së studiuari, madje dy prej tyre diplomuan nga arresti”, tha Gashi.
Protesta u përkrah edhe nga Lëvizja Studentore Studim, Veprim, Kritikë.
Nesër Gjykata e Apelit do të shqyrtojë dënimin e katër aktivistëve të Vetëvendosjes nga gjykata themelore.
Në nëntor të vitit të kaluar katër aktivistët u dënuan me 21 vjet burg për terrorizëm./kallxo.com/












