S’kanë nisur ende hetimet për ryshfet në SHSKUK

S’kanë nisur ende hetimet për ryshfet në SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka ftuar organet e hetuesisë të hetojnë dyshimet për keqpërdorimin dhe shitjen e vendeve të punës për infermier, në konkursin e dhjetorit të viti të kaluar. Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, nuk ka dashur të flasë për mediat pasi ka theksuar se do t’i lërë të punojnë të qeta […]

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka ftuar organet e hetuesisë të hetojnë dyshimet për keqpërdorimin dhe shitjen e vendeve të punës për infermier, në konkursin e dhjetorit të viti të kaluar.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, nuk ka dashur të flasë për mediat pasi ka theksuar se do t’i lërë të punojnë të qeta organet e hetuesisë, të cilat i ka ftuar publikisht të merren me rastin.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, se nuk do të përfshihet në debatin rreth kësaj çështjeje, derisa organet e hetuesisë, ta kryejnë punën e tyre.
Ismaili ka përgëzuar veprimin e menjëhershëm të ShSKUK-së për zbardhjen e këtij rasti.

Por prokuroria Themelore në Prishtinë, ende nuk ka nisur hetimet për këtë rast. Jo zyrtarisht KTV-ja ka marrë vesh se një çështje e tillë do të diskutohet të hënën, në mbledhjen e kolegjiumit të prokurorëve në këtë prokurori.

Ndërkaq, Policia e Kosovës edhe pse zyrtarisht dhe publikisht u ftua nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu për të hetuar rastin, ka heshtur përballë kësaj ftese.
Nëpërmjet postës elektronike, Policia ka thënë se tani për tani nuk mund të deklarohet.
Sidoqoftë, ministri Ismaili ka thënë se pret që pas përfundimit të hetimeve, që gjithsecili t’i marrë përgjegjësitë e tij.

Kohavisioni gjatë javës raportoi se si kryetari i njërit prej komisioneve për rekrutimit të infermierëve dhe mamive, Alban Janova, e kishte punësuar gruan në këtë konkurs.
Dhe pas kësaj, dhjetëra ankesa kanë ardhur në adresën e Kohavisionit, të cilat flasin për dyshimet se shumica e të punësuarve gjatë këtij konkursi, janë në baza familjare apo edhe nëpërmjet ryshfetit. Në mesin e dëshmive, ka edhe biseda se si për një pozitë të infermieres ose mamisë, kandidatët kanë paguar 2 deri në 5 mijë euro ryshfet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?