S’ka përfunduar dimri, acari siberik po vjen edhe drejt Kosovës

S’ka përfunduar dimri, acari siberik po vjen edhe drejt Kosovës

Fushat e presionit të ulët mbesin të bllokuara edhe ditëve të ardhshme mbi Itali, që mbi vendin tonë do të krijojnë kushte për mot kryesisht të vranët, kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu. Por, në fundjavë, acari polar nga Siberia, që në media po quhet “Bisha nga lindja”, do të shtrihet mbi kontinentin europian […]

Fushat e presionit të ulët mbesin të bllokuara edhe ditëve të ardhshme mbi Itali, që mbi vendin tonë do të krijojnë kushte për mot kryesisht të vranët, kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu. Por, në fundjavë, acari polar nga Siberia, që në media po quhet “Bisha nga lindja”, do të shtrihet mbi kontinentin europian dhe rajonin tonë, ku do të sjellë mot të ftohtë dhe reshje bore.

21.02 – Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët, e pasdite dhe mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

22.02-23.02 – Të enjten pas mëngjesit me reshje të dobëta shiu, gjatë ditës mot kryesisht i vranët.  Të premten mot kryesisht i vranët, kohëpaskohe me riga lokale shiu.

24.02 – Mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët.  Kohëpaskohe me riga lokale shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë.

25.02-26.02 – Mot shumë i ftohtë dhe kohëpaskohe me reshje bore.

Pas përmirësimit të kualitetit të ajrit gjatë ditëve të fundit nga erërat e forta jugore, ditëve të ardhshme nuk do të ketë qarkullim të majftueshëm ajror, ndaj vlerat ditore të AQI do të lëvizin ndërmjet vlerave mesatare dhe të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, e nga dita e diel do të zbresin ndjeshëm nën këto vlera.

Minimalet do të luhaten nga 2C deri 3C, e maksimalet deri në 10C.  Nga fundjava minimalet do të zbresin deri në -6C, e ato maksimale deri në -3C.

Sipasparashikimeve të fundit minimalet në fillim të javës pritet të zbresin edhe nën -10C.

Era do të fryejë mesatarisht nga lindja-juglindja 2-5m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë rreth vlerave normale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?