S’ka konsensus për demarkacionin, seanca shtyhet për të mërkurën në orën 10:00

S’ka konsensus për demarkacionin, seanca shtyhet për të mërkurën në orën 10:00

Nuk ka konsensus që sot të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Pas pauzës në Kuvend, shefat e grupeve parlamentare, janë pajtuar që të shtyhet seanca për të mërkurën në orën 10:00, shkruan Periskopi. “Qëndrimi i LDK-së është i qartë, ne e mbështesim marrëveshjen e vitit 2015. E mbështesim edhe dekalratën e presidentëve. […]

Pas pauzës në Kuvend, shefat e grupeve parlamentare, janë pajtuar që të shtyhet seanca për të mërkurën në orën 10:00, shkruan Periskopi.

“Qëndrimi i LDK-së është i qartë, ne e mbështesim marrëveshjen e vitit 2015. E mbështesim edhe dekalratën e presidentëve. Ne në këtë çështje kërkojmë konsensus. I ftoj edhe kolegët nga VV që të ulemi të punojnë në draftin e projektligji dhe të mos kemi nevojë për votat e serbëve. Jemi dakord që seanca të shtyhet për një kohë më të përshtatshme, pasi të arrijmë konsensuset”, ka thënë shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti.

Edhe shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se pajtohet që seanca të shtyhet, shkruan Periskopi.

“Qëndrimi i PDK-së është që të vazhdojmë punën në arritjen e konsensusit nacional. Jemi dakord që seanca të vazhdojë të mërkurën në ora 10:00 dhe të arrihet vërtetë kalimi i dallimeve terminologjike”, ka thënë ai.

Edhe Ahmeti Isufi është pajtuar me këtë.

“Kemi qenë të interesuar që të korrigjohet versioni i demarkacionit të komisionit të mëershëm. Kthimi i territorit të humbur për ne është i domosdoshëm dhe duhet të bëhet në forma ligjore. Pajtohemi që të ketë konsensus dhe të hënën të mblidhemi sërish”, ka thënë shefi i GP të AAK-së.

Këtë gjë nuk e ka kundërshtuar as Bilall Sherifi i Nismës për Kosovën.

“Edhe ne pajtohemi që seanca të shtyhet për të mërkurën”, ka thënë Sherifi. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?